Komanda Amerikano-veriore e mbrojtjes Aerohapësinore (NORAD) shprehet se situata në gadishullin korean është sikurse një vit më parë.
Pavarësisht se në Kore është shfaqur fryma për bashkëpunim, NORAD vazhdon të monitorojë programin bërthamor të Koresë së Veriut me të njëjtin intensitet siç bënte në kohën kur regjimi komunist testonte raketa dhe armë bërthamore.
Zyrtarë të organizatës së përbashkët kanadezo-amerikane thonë se çdo ditë hartojnë tre apo katër raporte për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Ata shprehen se nuk është retorika politike që ndikon tek puna e NORAD, por janë të dhënat e inteligjencës.
Një nga bazat më të famshme të NORAD, ajo e cila gjendet brenda malit Shejen në Kolorado, vazhdon punën normalisht, pa u ndikuar fare nga titujt bombastikë të lajmeve.

s.a/dita
