Gjatë kësaj jave Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ka shtrënguar masat për shtetasit shqiptarë dhe të huaj që tentojnë të kalojnë kufijtë në mënyrë të jashtëligjshme, ose duke mos justifikuar arsyen e lëvizjes, nga frika e kërkesës për azil.
Si rezultat i kontrollit me rigorozitet të dokumentacionit për të udhëtuar në vendet e BE-së, janë prapësuar 309 shtetas që nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së.
Policia Kufitare ka shtuar patrullat në kufirin jeshil, në pikat e kalimit nga Shqipëria për në Greqi, duke sjellë edhe kapjen e procedimin e 23 shtetasve.
Arsyeja e kalimit ilegal ishin problemet me afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen.
Një mënyrë tjetër për hyrjen e jashtëligjshme në zonën europiane është edhe përmes falsifikimit të dokumenteve. Për këtë vepër penale, specialistët e hetimit të krimit në Drejtoritë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin kanë proceduar penalisht 7 shtetas.
Po gjatë kësaj jave, në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit Kufitar, nga shërbimet e Policisë kufitare janë kapur 9 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Gjatë patrullimeve në kufirin jeshil janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestinë, të ardhur nga vendet e treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE-së.
Gjatë patrullimit në kufirin detar gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht dy shtetas që kanë lëvizur nga vendbazimet me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen.
Po në drejtim të parandalimit të trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen nëpërmjet kufirit jeshil, Policia Kufitare, po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet.

Gjeja me e mire per vendin..pa rregulla ska intrgrim ta flen mendjen hallexhinjete.te gjejne menyra me legjitime jo per faj te tyre te persekutohet njepopull.qe zbaton rregullat
Edhe ATEISTI HOXHA keshtu e filloi izolimin e kafazit nga bota e civilizuar.
Quo vadis dhjerokraci bolshevike ???
Shtrengo rrypin, Fotos…