Qeveria bëri me dije ditën e djeshme se se të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë, por ende nuk ka thënë sa më shtrenjtë?
Azmer Duleviç, pedagog dhe ekspert i energjisë nga studioja e “Abc Live” deklaroi se me çmimin e ri një familje mesatare që harxhon më shumë se 700 kWh energji, do të paguajë trefishin e faturës aktuale.
“Një familje mesatare që sot harxhon 700 kwh, paguan 66 mijë – 67 mijë lekë të vjetra. Me ndryshimin e ri i bie që kjo familje do paguajë 219 mijë lekë të vjetra, pra gati 3 fish më shumë sesa paguan aktualisht”, tha ai.
Nëse ky vendim merret përfundimisht eksperti tha se mijëra abonentë preken direkt nga kjo rritje. Ai sugjeroi që fasha 700 kwh duhet të ndryshohet dhe të bëhet mbi 1.000 kilovat/orë.
“Kjo fashë duhet të ndryshohet për mendimin tim duhet të jetë mbi njëmijë kilovat/orë. Me fashë 700 kilovat orë prekin një numër shumë të madh familjesh. Nëse e çojmë deri në 1 mijë kilovat orë do jetë më i vogël numri i familjeve që preket. Mos harrojmë që tek ne, edhe një familje e re dhe me fëmijë të vegjël e përdor energjinë për t’u ngrohur”.
Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi dje se ende nuk është marë një vendim, por sipas saj po bëhet “analizë e thellë” për këtë çështje.
“Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël.
Fasha deri 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do paguajë energjinë me çmim më të lartë”
Aktualisht është vendosur ndërpreja e energjisë elektrike për akset kombëtare rrugore ndërsa niveli në Fierzë mbetet ende në nivele minimale pavarësisht reshjeve të shiut të rëna së fundmi. KESH ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike në Fierzë për të rritur rezervën energjitike ndërsa nevojat e vendit po plotësohen me import ku energjia ka kapur shifra rekord.
a.m/dita

cfare bejne keta kriminele !!!! une kam pleqte e mij qe duan te ngrohen dhe cdo muaj paguaj deri ne 10 000 leket te reja mestarisht ne muaj, vete punoj kam nje rroge mesatare ndersa pleqte marrin nga 150 deri ne 200 mije leke pension, nga te cilat gati gjysma i shkon ilace ne muaj dhe vizita tek privati se shteterori nuk na ben pune. Nese ky ndyresira i korruptuar per te lare parate e ppp shkon deri tek 20 000 leke ne muaj me rritjen qe parashikon ai duhet rrezuar me cdo kusht bashke me te edhe ata eskortat ministre te ttij
Kurseni energjine o milet e lerini pordhet. Mesatrja familjare e harxhimit mujor ne Shqiperi eshte afersisht 400-500 KW. Kush harxhon me shume se 700 KW / muaj te tundi parate sipas cmimit te tregut e mos te abuzoje me taksat e te tjereve. PIKE.
Zoti i shkaterrofte.
Eshte shume e vertete se nje familje me te ardhura te mira nuk i kalon 500kwh.Pra fasha eshte penalizuese per ata qe abuzojne dhe per ata qe nuk i dine fundin parave.E mira do te ishte te kalonte ne 600kwh.
Energjia ne tregun boteror eshte trefishuar.
Kurseje energjine.
Per ngrohje perdor alternativen me gas.
Amerika do sjelli ne Portin e Vlores gas te lenget, jo vetem per Shqiperine, por te shperndahet edhe ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi.
Kush eshte i zgjuar, shkon sjell thjetra mijera soba me gas, per gatim e ngrohje.
Nuk do shume ment kjo pune.
Nxitoni se po vjen perseri dimri ne Nentor.
Qeverija nuk shpik apo pjell para.
Po mirë moj ministre si e mendon që familja me të ardhura të ulta( si pensionistë) e përballojnë dot ?
Jo 700 kwh / muaj se prek të gjitha familjet.
Ti ka dhënë mirë të dhënat Ardian Çela i OSHEE grup?
Vendoseni mbi 1000kwh / muaj ndryshimin e çmimit.
Le që ku pyesni ju për njërzit.
Perse nuk thoni, tani u “ qeshi” fati kusareve qe punojne ne OSHEE❗️
E kane bere edhe me heret por tani do e bejne edhe me shume❗️
Lidhen me personat qe i paguajne, banore te pandergjegjshen qe kane pompa uji brenda shtepise, konficionere dhe me faturuesin,elektricistin bejne lidhje te paligjeshme ne Bokset e Sahateve.
Sigurisht kjo behet me bekimin e drejtuesave…
NE TIRANE JANE MIJRA BOKSE SAHATESH ELEKTRIKE QE QENDROJNE TE HAPURA,PA DRY❗️
Kete e mesova kur u ankova ne Ministrine Energjetike duke derguar edhe komentet qe anetaret ne Edi Rama Group benin nisur nga nje status me dry te thyer ne pjesen e siperme ku jane sahatet.
E habiteshme kur drejtori zones me tha se ne zonen qe ai mbulonte jane 500 bokse sahatesh pa dry.
E pyeta per shkakun, me tha se ndonjehere faturuesit thyejne drynin kur harrojne celesin.
PO PSE KY FATURUES NUK ESHTE I KUJDESSHEM TE MARRE CELESAT PER SAHATET QE DO SHOHE PER TE MATUR HARXHIMIN E ENERGJISE PER QYTETARET❓
CDO DITE TA BEJE KETE❗️
POR NUK E BEN SEPSE E DIN QE ASKUSH NGA ZYRA NUK IA NGARKON VLEREN MONETARE JO VETEM TE DRYNIT QE AI SHQYEN POR EDHE PUNEN QE BEN SALDATORI TEK BOKSI SAHATEVE.
Kur raportova tek ministrja Balluku ne deren e shtepise trokiten dy te rrinj qe me thane:” Jemi nga TAKS FORCE e Ministrise se Energjetikes, keni shenuar disa rruge ku bokset e sahateve jane pa dry,ku e dini ju kete ❓”
I thashe se kam lexuar komentet e anetareve ne Edi Rama Group dhe i kisha postuar.
Nderkohe vjen sinjali telefonit, perseri nje koment per kete problem.
Celularin e kisha ne dore dhe ua tregova dy djemve te ministrise qe ishin te pranishem sepse po bisedonim.
E lexuan dhe tunden koken ne shenje pohimi.
Mendova se te pakten ne Tirane do te zgjidhnin problemin e bokseve te sahateve pa dryn.
Mendova se do te zgjidhnin edhe problemin e faturuesave qe thyekan drynat ngaqe kur vijne te lexojne sahatet kane” hHARRUAR” drynin❗️
Per keta “HARRAQE” te merren masat jo vetem duke ua mbajtur nga rroga demin e krijuar shtetit por edhe largimin nga detyra e tyre❗️
Jane BATAKCINJ qe bashkepunojne me njeri tjetrin❗️
Nese shteti do te donte te mos ndodhte thyerja drynave keshtu duhej vepruar por jo❗️
Ai mjaft qe te marre parate pa nuk i intereson❗️
Tek tensioni larte qe eshte afer automateve vihet nje cope plastike ne ngjyre te zeze ose blu.
Kjo administrohet vetem nga OSHEE mirepo ne pallatin ku une banoj e plot pallate te tjera ndertuar para viteve 90’, kjo phese plastike ose hiqet fare ose nje nga dy bullonat hiqet…
Lajmeroj drejtorin e zones ai me thote se ne ate pjese NUK VIDHET ENERGJIA ELEKTRIKE…
Kur e pyes “ Nese nuk vidhet atehere perse perhere hiqet ose hapet nje bollon ❓
Ne qytetaret nuk kemi pune me tensionin e larte por vec me automatet.
Pergjigja perseri eshte:” ATY NUK VIDHET”
Ndonjehere vjen grupi kontrollit por pergjigja tij eshte se ne Boksin e Sahateve NUK KA NDERHYRJE❗️
ATEHERE PERSE THYHEN DRYNAT❓
Dua ta mbyll me mendimin se banoret e ndershem do vazhdojne te vidhen edhe me teper tani , ose duke u bere lidhja e paligjeshme tek sahatet e tyre ose do vidhet drita e shkalleve❗️
KAM KERKUAR TE VIHET SAHAT TJETER PER POMPEN E UJIT, OSHEE KA REFUZUAR❗️
KAM KERKUAR TE NDERROHET KABINA ME ATO TE REJAT KU CDO BANOR KA MUNDESI TE SHIKOJE NUMRIN E KONSUMIT TE ENERGJISE NE SAHATIN E TIJ,ME KANE THENE SE KA KOSTO TE LARTE❗️❗️❗️
Inderuar z. Azmer, më duket se nuk i ke bërë mirë llogaritë, të sugjeroj të shikosh studimin e ERE të vitit 2012 – Konsumi i energjisë në familje, dhe pas kësaj bëji llogaritë edhe një herë. Respekt
TE GJITH QE FLASIN KETU HAN MUT KOT SE TE GJITHVE DO JA U FUSIN TE FATURIMI KUR TE VIJ DIMRI ME KONDICIONER TE NGROHEN QEVERITARET POPULLI ME BATANIE MOS BENI PROPAGANDEN E QEVERIS SE JEMI I VETMI VEND NE BOTE QE ENERGJIA ESHTE ME NJE FASH SEPSE KETA JSN HAJDUTER