Gjatë muajit nëntor, çmimet e konsumit pësuan rritje. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, çmimet u konsumit u rritë me 5,9 %. Rritje pësuan edhe “shërbimi arsimor”, me 4.8 për qind dhe “pijet alkoolike dhe duhani” me 3.3%.
Megjithatë, inflacioni ka rezultuar më i ulët, për shkak se në zërat e tjerë të shpenzimeve familjare, çmimet kanë rënë krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave, çmimet e veshjeve dhe këpucëve kanë pësuar zbritje krahasuar me një vit më parë, duke rënë me 4,0 %.
Shumica e grupeve të tjera kanë pasur rritje të vogël dhe të papërfillshme. “Krahasuar me muajin Nëntor 2014, rritja me e madhe e Çmimeve vërehet ne grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,9 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3, etj.
Brenda grupit te ushqimeve Çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rriten me 35,6 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 13,9 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, nëngrupi “sheqer, regelna e ëmbëlsira” me 1,1 %, etj”, sqaron INSTAT.
Megjithatë, disa nëngrupe si qumësht, djathë apo vezë kanë pësuar ulje me 4.4%, ndërkohë që zbritje të lehtë ka pasur kafja dhe mishi. Krahasuar me muajin paraardhës, pra me muajin tetor, ulja më e madhe mujore vërehet tek grupi i transporteve, ndërsa ulje të lehtë ka pasur edhe çmimi i naftës dhe benzinës. /Dita/

Fajin e ka Berisha.
ORE PO NE BAR HAME, DHE NE PROTESTE NUK DALIM.
VETEM TE KEMI TE PANDARE RAMEN ME METEN, POR NUK DUAM AS DRITA AS UJE AS BUKE
O ZOT O ZOT JEMI PER TE ARDHUR KEQ.
50 KOMENTE TEK ARTIKULLI I KASTRAVECIT, ASNJE PER SHPORTEN E USHQIMEVE QE PO SHTRENJTOHET CDO DITE.
DUKET QE “ADHURUESIT” E EDI RAMES I PELQEJNE SHUME KASTRAVECAT.
Nje rritje e tille do ishte mese normale pas aksionit per formalizimin e ekonomise. Tregu i fruta-perimeve ka qene komplet informal ku nuk te shihte syri nje kupon tatimor kur blije mall in dhe ku shitesit ambulant pa asnje kontribut ne sistem i gjeje anes rruges çdo 10 metra. A ia vlen kjo kosto shtese per shpatullat e qytetarit sot per te fituar nje ekonomi te formalizuar qe eshte baza e nje shteti normal? Personalisht dhe besoj se gjithe mendjet e shendosha do thoshin PO. Qytetaret duhet te shfrytezojne me teper tregjet e perqendruara per te bere blerjet e tyre, pasi po te shkosh psh. tek tregu i fruta perimeve ne hyrje te autostrades Tirane-Durres, çmimet jane gati 40% me lire se dyqani i lagjes. Rregullat e ekonomise tregojne se rritja e inflacionit duhet te shoqerohet me rritjen e te ardhurave qe njerezit mos te varferohen. Duke lundruar per 2 dekada ne keto ujerat e informalitetit te niveleve marramendese, shqiptaret kane mbetur me rroga mesatare 25-30 mije lek ne muaj. Ka ardhur koha qe njerezit te protestojne per keto gjera jo aq shume kunder qeverise, por kunder punedhenesit te tyre. Ta heqin ndrojen se do perfundojne ne rruge, por te organizohen ne sindikata dhe te kerkojne ato qe u takon. Eshte poshteruese te punosh 10-12 ore ne dite dhe shpesh 7 dite ne jave per nje rroge 200-250 Euro ne muaj.