Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja tavan për produktet e shportës.
Nga sot 30 prill çmimi i vajit, miellit, sheqerit dhe orizit nuk duhet tu shitet konsumatorëve në markete me çmime jo më të larta se:
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
79 lekë/kg për miellin masiv
Nga vendimi vihet re një shtrenjtim i çmimit të vajit nga 321 lekë/litër për vajin e lulediellit ccmimi ka shkuar në 381 lekë/litër për vajin e lulediellit, duke u rritur kështu me 60 lekë.
Gjithashtu edhe orizi, do të shitet 109 lekë për kg (ai kokërrgjati) ndërsa më herët ishte 104 lekë për kg.
Ndërsa sa i përket uljeve, ato janë reflektuar te sheqeri. Ky produkt ishte 123 lekë për kg e tani po tregtohet 121 lekë. Dhe çmimi i miellit, është ulur, nga 90.5 leke/kg për miellin masiv në 79 lekë/kg për miellin masiv
Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 29.4.2022
Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:
Miell
Vaj luledielli
Sheqer
Oriz kokërrgjatë
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.
Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.
Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 11.7 % mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 3.8 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.8 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.3 % mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 12 lekë/kg.
c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 10.3 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.6 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.
Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33.9 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 19 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 5.3 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar
Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.
o.j/dita

Po mire keto çmimet ndryshohen nje here ne 2 dit apo perdite?! Me sa duket ky bordi i transparences paska ra ne hasude me kete punen e re
Ore gazetarë ju e bëni shumë mirë punën që na informoni por ne çfarë të themi dhe kujt do ja themi që bordi është ortak me biznesin e produkteve ushqimore.
Mund të pyesni ju si gazetarë që a ka bord për rritjen e pensioneve dhe pagave?
Si balancohet blerja me shitjet?
Ka ndonjë ide nga redaksia juaj si duhet të veprojë masa e njerëzve që nuk di se çfarë të bëj ?
Apo themi një fjali që kemi të bëjmë me grup të strukturuar shtetëror që nuk e mund dot njeri.
Nuk ke çfarë ban se i thonë Osman.
Osmani sulltani i parë i perandoris osmane.
Kaq për sot.
dakort jemi me bordin faleminderit qe ishikon kto cmime emira eshte qe te shikoj dhe rogat e puntorve si shikon cmimet e ushqimeve
Horri antishqiptar, armiku i betuar i popullit fukara shqipëtar, kryespekullanti i luftës Edi Rama, kryetar i spekulantëve tregëtarë, që nga oligarkët e importit me shumicë, deri te shitësi i dyqanit të një fshati të humbur, po ligjërojnë, me mekanizmin e bordeve të tyre të transparencës, ngritjen kriminale të çmimeve deri nnë nivelin e vrasjes ekonomike të blersëve, duke akumuluar miljarda fitime në trastën e tyre të kusarisë, fitime të pa para ndonjë herë në periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë.
Le të kontrollohet çdo tregëtar, nga më i madhi deri tek i fundit, faturat e tyre të blerjes dhe shitjes, le të kontrollohet të ardhurat e qeverisë nga taksat dhe mund të zbulohet krimi i pastër kobzi i spekullimit me pretekst luftën dhe të bëhet të paktën një shëmbull në këtë megagrabitje të bandës Edi Rama – tregëtarë të pashpirtë të çdo blersi që blen një mall prej tyre.
Njerëz, blem në supermarket sheqerin me 95,0 L për 1 kg por mbas 4 ditësh, pasi bordi i mender transparencës së kusarëve qeveri tregëtar vuri tavani 126,0L, në të njëjtin supermarket kishte vajtur çmimi i sheqerit 120,0 L. Janë thjesht bordi i kusarëve të kryekusarit Edi Rama dhe janë të pamëshirshëm në krimin e tyre të spekullimit.
T’më thoni o njerëz, a nuk është spekullim kriminal të më shes agrobiznesmeni i fshatit tim,njëkohësisht kryepatronazhist i gestapos zgjedhore (dikur PS) të Edi Ramës 1 kg ure më shtrenjtë se 1kg sheqer? Mos vall do ti hedhim grurit që kemi mbjelldorën e tretë jo ure por sheqer se vete më lirë !!!!!???
Janë thjesht mallkim i kombit Edi Rama dhe tregëtarët e tij patronazhistë që po realizojnë atë që as Millosheviçi dhe as Zervasi nuk e kishi ëndërruar që kombi ynë të shpërbëhet në mënyrë të frikshme në endacakë emigrantë, duke na bër jetën ferr me çmimet e çmëndura në shtëpitë ton, në vëndin ton duke lënë alternativë për të jetuar njeriut të ndershëm vetëm emigracionin. kombshpërbërs.