Vllaznia rigjen fitoren edhe pa mbështetjen e tifozëve. Në stadiumin “Loro Boriçi” të boshatisur për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, skuadra e trajnerit Raineri nuk hasi asnjë vështirësi në përballjen e javës së 5-të kundër Apolonisë, duke fituar 2-0. Vendasit u mjaftuan me 45 minutat e para për të treguar superioritetin e tyre në këtë sfidë. Pjesa e parë nisi me ritmin e diktuar nga skuadra shkodrane që fillimisht kërcënoi me sulmuesin Sosa në minutën e 4-t, ndërsa Apolonia u kundërpërgjigj me Karakaçin në të 14-ën por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Selimajt. Kaluan vetëm 14 minuta dhe vendasit morën frenat e lojës në dorë pasi Shtubina u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga Cakovic dhe ishte vetë sulmuesi shkodran që mori përsipër 11-metërshin që e shndërroi në gol.
Rrjeta e avantazhit hodhi në sulm fierakët që rrezikuan në minutën e 33-të me një tranversë të Gërxhos, ndërsa një minutë më pas, një aksion model nga e djathta e sulmit me iniciator Gocën u finalizua në gol pasi Sosa edhe pse nuk e preku topin, dhuroi një asist për Ndriçim Shtubinën që shënoi edhe golin e dytë. Kuqeblutë e nisën edhe pjesën e dytë me marshin e pestë. Soza ishte protagonist në minutat 46 dhe 49 por argjentinasi nuk mundi ta kalonte topin në rrjetë, duke i mohuar vetes golin e parë sezonal. 15 minuta më vonë, Gërxho kërcënoi portën e Vllaznisë por e majta e tij përfundoi mbi traun e Selimajt. Pak momente më vonë, Rajkovic pati në këmbë mundësinë e artë, por goditja e tij nuk u finalizua me sukses. Soza tentoi sërish në të 80-ën, por Cakovic i mohoi gëzimin personal. Ky ishte edhe rasti që mbylli praktikisht sfidën nga e cila Vllaznia del me moralin lart dhe me 5 pikë në klasifikim, duke siguruar oksigjen të nevojshëm për të luajtur e qetë në vazhdim, ndërsa Apolonia mbetet ne kuotën e 4 pikëve.

Bravo shkoder loce.
o, Mark uk , investoni dhe mos ja lini më stadiumin pergjysem shkodra loces , se ai monizmi qe shan ti per çdo gjë , qe duke i bërë stadiumin me 26 mije vende , edhe 6 muaj te rrinte monizmi stadiumi dote perfundonte dhe do krenoheshin te gjithe . Per 23 vjet perveç se i ndruat emrin nuk vute dore ne te , por e keni lene gjysmagjel ne mes te shkodres .