Shtyhet afati i vlefshmërisë së pasaportave të skaduara deri me 30 prill, vendimi i Këshillit të Ministrave

Rovena Cerka

Qeveria shqiptare, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka vendosur që të zgjasë vlefshmërinë për pasaportat që u ka përfunduar afati. Vendimi i kaluar sot me VKM, është marrë një javë pas vendimit për shtyrjen e afatit edhe për kartat e identitetit.

Vendimi është marrë për të mos ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me vendimin e marrë të gjithë personat që identifikimi u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria është zgjatuar deri në 30 prill.

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike dhe më pas u mbështet nga presidenti Ilir Meta.

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *