Shtyhet gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Ornela

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtyjë deri më 31 dhjetor gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Në vendimin e qeverisë publikuar sot thuhet se gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji u shpall më 8 tetor 2021 dhe vendimi i shtrinte efektet deri në 15 prill.

Sipas vendimit të miratuar në Këshillin e Ministrave, Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., duhet të pezullonin planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *