Shtyhet ndeshja Juventus-Atalanta, shkak bora e madhe

Leda Hysa

Takimi mes Juventusit dhe Atalantës, i vlefshëm për javën e 21-të të Serie A dhe që duhej të niste në orën 18:00, është shtyrë.

Vendimi është zyrtarizuar nga ana e Mauricio Mariani, pasi arbitri e ka parë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes, për shkak të borës së pranishme në stadium.

Në stadium trashësia e borës kishte shkuar në 5 cm, teksa data më e mundshme për luajtjen e këtij takimi është data 14 mars.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *