Shtyhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, merret vendimi për nesër

Dita

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, është shtyrë tashmë zyrtarisht. Nga sa mësohet nga të dhënat më të fundit nga qyteti i Vlorës, sfida do të nisë nesër, në orën 14:00, ku do të luhen edhe 45 minutat e mbetura të sfidës.

Sfida mbylli 45 minutat e para, me fitoren e Laçit, 0-1, me një gol të Rexhinaldos.

Pasi skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes, pjesa e dytë nuk filloi më, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që fusha të ishte tepër e rënduar, dhe ishte e pamundur të zhvillohej normalisht një ndeshje futbolli.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *