Shtyhet ngritja e komisioneve hetimore, PD: Kalojnë në seancën e 14 tetorit

Ornela

Konferenca e Kryetarëve vendosi të shtyjë diskutimin për sa i përket kërkesës së opozitës për ngritjen e tre komisioneve parlamentare.

Shtyrja u bë nën argumentin se kërkesat bëhet nga 1/4 e deputetëve dhe i nënshtrohet debatit për gjetjen e një kompromisi për objektin e hetimit.

Kreu i grupit të PD, Alfred Rushaj theksoi se në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit është rënë dakord që tre komisionet hetimore, të propozuara nga PD, të kalojnë në seancën plenare të datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

“Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, dhe i bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme. U ra dakord që të tre komisionet të kalojnë në seancë plenare. Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Kushtetuta ka vendosur në raport me komisionet hetimore”, tha Rushaj.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi edhe arsyen e shtyrjes së ngritjes së komisioneve.

“Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”, tha Balla.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *