Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Moubarak për nxitje të vrasjes së manifestuesve u shty për më 25 gusht, pas një seance të shkurtër gjyqësore të zhvilluar sot. Mubarak gjykohet në të njëjtën kohë me dy djemtë e tij, gjashtë zyrtarë të lartë të shërbimeve të sigurisë si dhe me biznesmenin, Hussein Salem, i cili u arratis në Spanjë. Ish-presidenti 85 vjeçar dhe ish-ministri i Brendshëm, Habib el-Adli, si dhe gjashtë ish zyrtarët e lartë të regjimit të rrëzuar në fillim të vitit 2011, nuk ishin të pranishëm në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale.
Procesi i parë gjyqësor ndaj ish-presidentit, Mubarak përfundoi në qershor të vitit 2012 me një vendim për burgim të përjetshëm, por Gjykata e Kasacionit urdhëroi zhvillimin e një procesi të ri gjyqësor, i cili filloi më 11 maj. Mubarak, në gjendje të rëndë shëndetsore akuzohet se ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit . Përleshjet në sheshin Tahrir në atë rast shkaktuan 850 të vdekur, në bazë të shifrave zyrtare

ja cberi istalimi I demokracise ne egjypt e vendet perreth .
bota e qyteteruar tallet behu zot ne shtepine tende se I huaji te shkateron .