Shtyhet për nesër vendimi për 23 protestuesit e arrestuar

Leda Hysa

 

Gjykata vendosi të shtyjë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë për 23 protestuesit e  arrestuar nga policia për protestën në Kukës.

Prokuroria dërgoi mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta.

Gjykata e Kukësit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhër-arrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *