Dritan Dajti i kërkon llogari trupit gjykues: Pse i çoni letra Berishës?

anazapta

Në seancën e sotme ndaj Dritan Dajtit, ky i fundit i ka kërkuar llogari trupit gjykues, për letrën që këta të fundit i kanë dërguar kryeministrit Berisha në lidhje me vonesat që kanë shkaktuar zvarritjen e procesit. Dajti është shprehur se vonesat nuk janë shkaktuar prej tij, por për shkak të tërheqjes së avokatëve që caktohen nga gjykata. “Keni një listë me 300 emra, thërrisni edhe 250 të tjerët të paraqiten në mbrojtjen time dhe nëse ata nuk pranojnë, ky nuk është faji im”, tha Dajti.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 18 shkurt shtyu për sot seancën gjyqësore ndaj Dajtit, ndërsa u zgjodhën edhe dy avokatët e rinj, Lin Aliaj dhe Kujtim Simoni. Të njëjtin përfundim ka pasur edhe seanca e sotme, duke e çuar në 196 numrin e seancave të shtyra për këtë proces.

Procesi ndaj të Dritan Dajtit është zvarritur prej vitesh dhe shkak për këtë është bërë zakonisht mungesa e avokatit mbrojtës ose mosparaqitja e tij në gjykatë.

Në 7 gusht të vitit 2009, Dritan Dajti vrau katër oficerë policie, në plazhin “Iliria” në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *