Shtyhet seanca e parë ndaj ish-deputetit Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.
Gjykata caktoi seancën e radhës 8 korrik ora 13.00.
Gjatë kësaj seance i pranishëm ishte edhe vetë Çuko. Prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish- kreun e Burgjeve dhe 5 të tjerë për korrupsion me vendet e punës dhe transferimet.
Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.
Shkak për shtyrjen e seancës është mos marrja dijeni për seancën e një prej të pandehurve të tjerë.
e.t./dita
