Shtyhet sërish afati i përfundimit të rrugës Elbasan-Tiranë

Dita

Është shtyrë përsëri afati i përfundimit të rrugës Elbasan-Tiranë

Në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, premtoi se rruga do të përfundojë në qershor 2016. Por kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga ky afat, punimet janë ndalur plotësisht.

Ndaj afati do të shtyhet deri në fund të këtij viti. Këtë e dëshmon edhe një njoftim i Autoritetit Rrugor, i cili ka kërkuar nga banka financuese sërish shtyrje të afatit të përfundimit të punimeve deri në muajin dhjetor.

Kompania “Copri-Aktor” thotë se ka vështirësi financiare dhe pretendon se nuk është paguar afro dhjetë milionë dollarë për punë të kryera më parë, çka e ka detyruar të zhytet edhe në borxhe. Vetëm vitin që shkoi ndaj kësaj kompanie u lëshuan 12 urdhra sekuestrosh për bllokim të aksioneve, si pasojë mospagimit të nënkontraktorëve.

Por nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se pretendimet e kompanisë për mungesë të pagesave kërkojnë dokumentacionin e duhur ligjor për të vërtetuar punët  e kryera. Sipas Autoritetit Rrugor, ky dokumentacion mungon.

Ndaj edhe për këtë vit, rruga e vjetër nga tuneli deri në Tiranë do të mbetet zgjidhja e vetme.

Share This Article
3 Comments
  • Kam komentuar me se nje here mbi kete rruge, qe tashme eshte bere si gozhda e Nastradinit! Tamam si loja e kungulleshkave! Une mendoj se ky problem duhet te jete me i thelle, dhe natyrisht ketu kam parasysh korrupsionin gjigand qe ekziston ne Ministrine e Haxhinastos, ketij ministri, qe historikisht nuk ka lene asnje gjurme ne postet e shumta qe ka mbajtur! Deri kur keshtu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *