Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakes, i akuzuar si autori i vrasjes së shefit të policisë së Shijakut.
Pala mbrojtëse kërkoi gjykim të shkurtuar, por kërkesa u kundërshtua nga prokurori i Krimeve të Rënda me pretendimin se çështja ka nevojë për hetim gjyqësor më të detajuar, ndaj kërkesa për hetim të shkurtuar duhet rrëzuar. Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte ora 12:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Kryekomisari Adem Tahiri u vra shtatorin e kaluar në Sukth të Durrësit.