Pas protestës së djeshme, duket se trupa gjykuese e çështjes së pallateve te Diga e Liqenit ka reflektuar duke e shtyrë sërish gjyqin për në datën 18 maj. Kësaj here ajo jo vetëm ka njoftuar shtyrjen, por edhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore që ndiqen në të tilla raste, ndryshe nga sa kishte bërë më parë për të njëjtën çështje.
Burime nga Gjykata Administrative e Apelit thonë se në datën 18 maj do të shqyrtohet kërkesa e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e trupit gjykues, për të cilin bashkia kishte dyshime për konflikt interesi me aksionerët e kompanisë Gener 2, e cila po ndërton pallatet te Liqeni.
Kjo vjen si një fitore tjetër e protestës së djeshme të qindra qytetarëve që mbështetën Bashkinë e Tiranës në qëndrimin e saj për të kërkuar zëvendësimin e trupit gjykues të çështjes.
Me sa duket, ajo protestë i vlejti edhe gjykatës, e cila më në fund mësoi si bëhen gjyqet duke njoftuar fillimisht palët, pastaj caktoi datën e gjyqit për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e trupës gjykuese me afat 1 javë përpara, e vetëm pas kësaj do të marrë në shqyrtim çështjen e vlefshmërisë së lejes për pallatet nën digë.
Ishte anashkalimi i këtyre procedurave arsyeja që e detyroi Bashkinë e Tiranës të thërriste në protest qytetarët. Rregulla të cilat me sa duket gjykata i kishte “harruar”.

Citim nga lajmi mesiper:” Me sa duket,ajo proteste i vlejti edhe gjykates,e cila me ne fund mesoi si behen gjyqet..”!!!
More,po a jeni ne vete ju?!
Si eshte e mundur te shkruani gjera te tilla te ububushme?!
Pa dale edhe njehere si thoni: protesta e Erion Veliajt,mesoi gjykaten sesi te gjykoje…!!!
Ore,c’behet keshtu bre?!
Ore,ne c’dreq vendi jetojme bre?!
Ore,ne c’dreq kohe jetojme bre?!
A thua te jene cmendur te gjithe?!
A mos eshte nje epidemi cmendurie qe ka plasur ne Shqiperi?!
C’behet keshtu,more amani?!
C’beni keshtu o njerez te perendise?!
Keshtu eshte kur i pashkolli, i pacipi dhe i pamoralshmi te meson o Claus.