Shtyhet tenderi për Durrës – Kukës

Dita

Fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës – Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë ne këtë rruge.

Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sqaroi se ende nuk dihet se sa do të paguajnë kalimtarët e këtij aksi, por tha se vlera e investimi i firmës që do e marrë mirëmbajtjen e saj është e konsiderueshme.

Ndërkohë Ministria e Transporteve ka arritur që të zgjidhë konfliktin me firmën “Aktor”, e cila është duke përfunduar rrugën nacionale Tiranë – Elbasan. Ministri Haxhinasto tha se mungesa e studimeve për lëvizjet sizmike dhe rrëshqitjen e dherave kanë sjellë këtë situatë, por kostot për ndërtimin e këtij loti do t’i ngarkohen kompanisë.

Vetëm 11 kilometra larg kryeqytetit, shqiptarët duhet të udhëtojnë në një rrugë mjaft problematike për shkak se firma, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e saj ka afro 7 vite që nuk po e përfundon. Ministria pati një përplasje me kompaninë, ndërsa vetë Ministri i Transporteve deklaroi se nëse nuk zbatoheshin afatet e punimeve qeveria shqiptare do të zgjidhte kontratën.

Share This Article
1 Comment
  • KOMPANIA DUHET TE PERZGJIDHET DHE GJITHASHTU PAS PERZGJEDHJES TE KONTROLLOHET ME KRITERIN E VETEM TE ARRITJES TE SIGURISE RRUGORE NE KETE RRUGE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *