Vetëm pak minuta më parë projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit është miratuar në parim në kuvend, por votimi nen për nen do të bëhet javës tjetër.
Ai është miratuar në parim me 81 vota, asnjë votë kundër, ndërsa 31 kanë qenë abstenim.
Duhet të themi se PS është tërhequr nga ligji për Vettingun e Policisë për të reflektuar propozimet e LSI-së.
LSI paraqiti një mori amendamentesh për të përmiresuar ligjin për Vetingun e Policisë.
Sipas përllogaritjeve, për miratimin e këtij projektligji kanë shkuar edhe vota të opozitës, pasi maxhoranca e PS ka vetëm 74 vota, ndërsa bashkë me PDIU dhe Tom Doshin arrin 78 vota. Tre vota janë nga PD ose LSI.
e.k/dita

Po pse kjo pune nuk eshte bere ne komisionin e ligjeve, por behet ne parlament? Apo tani u kujtua Monika.