Një grua ka mbetur e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një kamion. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë Ambasadës Amerikane në rrugën e Elbasanit, teksa gruaja po kalonte rrugën është përplasur për vdekje nga kamioni me targë AA442ID. Sipas dëshmitarëve trupi i viktimës ka qëndruar për gati një orë poshtë kamionit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca dhe forcat e zjarrfikëses. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit Gentian Bona, i cili mësohet se është nga Iba, fshat në periferi të Tiranës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti i viktimës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I japin kamionave si syte qe tu dalin, sikur te jene lodra. Iku tjetra per dhjam qeni. Gjynah i zotit.
ishte te vijat e bardha
O gazetare te nderuar te Dites, cilado te jene shkaqet e aksindentit nje gje eshte e sigurte, ajo e shkreta duke qene ne vija te bardha eshte teresisht e pafajshme. Qe ne shqiptaret nuk i bejme mire detyrat qe na takojne kjo ka mijra vjet qe vertetohet. Me nje shikim te thjeshte ne perditshmerine tone mund te konstatojme se ne te gjitha kalimet e kembesoreve ka minimumi nga nje tufe me lule. Ne shume shtete nga me demokratiket, ky nuk quhet aksident por vrasje me dashje. Nje lutje kam per ju, meqenese zeri juaj degjohet shume me shume se i nje lexuesi te thjeshte, sa te merreni me bla bla bla ku i ben pushimet njeri e ku i ben tjetri, merruni dhe me keto problematika ne dukje te thjeshta por qe kane te bejne me jete njerezish. Ju mund ti shkundni zoterinjte ministra qe te kuptojne se polici profesionale nuk mund te quhet vetem ajo qe di parkimin e gabuar. Zbatueshmeria e ligjit fillon nga gjerat e vogla pastaj arrin te te medhajat. Nese doni te beni krahasime, dergoni nje gazetar jo larg por ne Prizren, qe te shikoje cfare te ndodh atje po nuk i dhe perparesi kembesorit.
Shume e vertete. Ne Kosove i jepet shume perparesi kembesore, sidomos te VIJAT E BARDHA!
Ngushellime te sinqerta familjes. e merrshme ta mendosh, por shifrat e aksidenteve te ne te vrare dhe ne lenduar krahasohen me ato te luftes. Nuk ka familje shqiptare qe te mos jete e prekur ne nje menyre apo ne nje tjeter nga kjo plage. Shifrat e kane nje shpjegim. Kur te gjithe vrapojne pas lekut, ky do te jete rezultati. Media e dha menjehere lajmin per vdekjen tragjike te kesaj fatkeqe, por askush prej tyre nuk do te kujtohet pas jo me larg se nje muaji kur te shikoni se shoferi do te jete i lire, dhe se fajtore do te jete kjo fatkeqe. Dhe e dini pse? Sepse i vdekuri nuk ka xhepa. Ky eshte ligji qe mbreteron te policia dhe te prokuroria jone. Nje rrjet i tere mafioz e ka zaptuar kete fushe duke filluar nga drejtuesit e autoshkollave, dhenesit e lejeve te drejtimit, nje lukuni ekspertesh autoteknike, kriminel qe bejne leke mbi gjakun e viktimave, kompanite e sigurimeve qe nuk paguajne viktimat, dhe nje polici dhe prokurori te perfshire dhe ata ne krim. U prefte ne paqe shpirti i kesaj viktime te pafajshme.
Ke shume te drejte “e drejta”