Shtypi zviceran këndon himnin shqip

Ornela

Gazetat zvicerane janë treguar jo pak kritike ndaj ekipit të tyre që humbi thellë ndaj Francës. Gazeta zvicerane “20 minutes” ka nxjerrë një karikaturë të lojtarëve të kombëtares duke i krahasuar me gjumashë që mezi mbahen në këmbë me një sy hap e një mbyllur. Në kokë të karikaturës u këndohet himni në gjuhën shqipe. Kjo duket jo pa qëllim nga gazeta e cila ndoshta është mbështetur në faktin se skuadra ka shumë lojtarë me kombësi shqiptare. “Dilli del në bregjet tona, për me u que prej gjumi mirë…”, është një pjesë e himnit që sipas zviceranes duhet ta këndojnë tashmë në gjuhën shqipe. Shtypi zviceran shprehet ndër të tjera se skuadra e tyre u fundos përballë gjelave. Në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës, Zvicrën e kanë “shpëtuar” dy golat e shënuar pranë fundit të ndeshjes nga dy shqiptarët, Xhemaili dhe Xhaka të cilët nuk ishin në gjumë. Gazetat e theksojnë se dhe dy golat e shënuar u bënë nga shqiptarët.

 

zvicer 1

balkanweb

Share This Article
11 Comments
    • Kur u kualifikuan,i ngriten ne qiell,tani po i dergojne ne ferr…

      Ne fakt ate dite u bera tifoz me Zvicren vetem nga fakti qe luanin shqiptaret. Loje me te dobet nga ana e tyre sikisha pare.

  • Te vene mend shqiptaret e tjere qe nuk jane aktivizuar me Zvicren. Ejani me skuadren e memedheut, o shqiptare. I yti te do me shume se i huaji…

  • Lerini ore cunat te luajne ku t’i ndjeje zemra e mjaft me keto llomotitjet nacionaliste se njerezit jane te lire te zgjedhin vete cfare eshte me mire per te ardhmen e tyre.

    • Çunat nuk pyesin askënd se ku do të luajnë; të paktën Shaqiri me kompani jo. Nga ana tjetër, nëse një shqiptar shpreh dëshirën që të gjithë shqiptarët të luajnë për Shqipërinë, kjo nuk ka të bëjë me nacionalizmin, por është thjesht patriotizëm. Komentuesit, thjesht, siç thonë edhe vargjet e Asdrenit, duan që djemtë “të bashkohen rreth flamurit me të vetmen dëshirë dhe qëllim që Shqipëria të fitojë” dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Nuk e kuptoj se nga cili këndvështrim analitik i merr informacionet dhe arsyeton lidhur me atë çka duhet të dëshirojnë shqiptarët bashkatdhetarët dhe për vendin e tyre…

      • Pellazg,
        Komentuesit duan vetem te shajne e te fyejne paq e nuk i behet vone as per patriotizem e as per atdhe. Jam mese i sigurt se edhe ata qe bertasin me te madhe do te ishin te paret qe do te benin zgjedhjet qe aq shume ia kritikojne te tjereve perndryshe nuk shpjegohet pse aq shume shqiptare e shiten “atdheun” per 300 euro apo nderruan emrat. Tek e fundit eshte Zvicra qe ka investuar ne talentin e ketyre djemve dhe ata po ia shperblejne duke luajtur per te, te ishte per Shqiperine apo Kosoven eshte me mire te mos e imagjinojme se ku do te ishin.

    • Pse kush po i pengon? Perderisa po luajne atje sigurisht qe kane qene te lire. Por edhe ne jemi te lire te shprehemi se ashtu sikunder etika dhe morali kombetar e kerkon cdo perdon duhet te perfQesojd ngjyrat e kombit te tij. Shikojini disa lojtare shume here me te talentuar sesa kta capaculat tane di Bale p.sh. qe i kishte te gjitha mundesite te luante me angline por i mbetet besnik wellsit edhe pse e di se ska per te luajtur ndonjehere ne boteror. Apo boateng i ghanes etj etj.

      • Cila eshte kjo “etika” apo “morali” kombetar?
        A e lejon etika dhe morali kombetar qe shqiptaret te na turperojne me sjelljet e tyre brenda dhe jashte vendit? A e lejon etika dhe morali kombetar qe te dallohemi per korrupsion e per krime duke filluar qe nga politikanet qe zgjedhim per te qeverisur?
        Kam pershtypjen se keta djem jane me atdhetare, thjesht per faktin se me talentin e tyre i bejne nje reklame te mire shqiptareve ne gjithe boten.
        Meqe permende Boateng ke harruar qe ka edhe vellane qe ka bere zgjedhjen e kundert duke luajtur me Gjermanine.

  • Qeveria zvicerane do bëjë mirë që këtë kosovarin që e ka përkthyer në shqip t’i japi një bursë që të shkojë të shkollohet e të mësojë mirë shqipen. Kush i ka thënë atij se shumësi i “breg” është “bregje”? Hahahahahahahah…

    • Pellazg,
      Ku te vije te shkollohet kosovari? Ne Shqiperi? Je i sigurt se ne Shqiperi mesohet mire gjuha shqipe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *