Shtyrja e negociatave, Vasili: Urime të marrit të Surrelit

Bora Basholli

Pas vendimit të Këshillit Europian për të shtyrë procesin e çeljes së negociatave për Shqipërinë, ka ardhur menjëherë  reagimi i parë  edhe nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili  shprehet se Shqipëria duhet t’i kërkojë ndjesë vendit fqinj, Maqedonisë së Veriut, për shtyrjen e afatit ndërsa ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij, tregon të gjithë gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama për këtë proces.

Postimi i plotë 

“Urime te marrit te Surrelit se nuk paska “çelur” negociatat!? Mire qe ky i marre nuk ja hapi negociatat Shqipërisë, por duhet ti kërkojmë ndjese edhe Maqedonisë se Veriut qe ia shtyme vendimin për ne tetor. Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe këto pak dite do tu riktheje edhe vizat shqiptareve brenda 30 qershorit,se çelje negociatash me këtë të marrë nuk ka as pas 10 vjetësh. Edhe disa pyetje……për Mashtruesin Rama.

Po shampanja qe u hap vjet për hapjen imagjinare te negociatave ku vajti? Po dekoratat e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht? Po për vandakun e gënjeshtrave a do kërkoje falje ky i marre ? Në qoftëse i ka harruar gënjeshtrat po ja kujtojmë me këtë VIDEO dhe inshalla nuk thotë edhe qe nuk është ai.”-shkruan ai.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *