Shtyu të moshuarin në vetëvrasje, arrestohet 49-vjeçari në Mallakastër

Ornela

Një 49-vjeçar është arrestuar në qytetin e Mallakastrës pasi sipas policisë ka shtyrë në vetvrasje një tjetër person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin: Sami Begaj, 49 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka çuar në vetvrasje shtetasin D.B, 66 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër”, shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *