Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.
Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.
Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkuron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet triliona qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.
Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.
Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.
Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.
Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.
Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.
Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Prof Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

“… Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite.”
nuk është vaksinë por ilaç”ANTI VIRAL & ANTI BACTERIAL MEDICAMENT “SHUKRAIN 55” – 10 2004 003 030.8”
Patented Innovation”
mësoni njëherë ndryshimin ndërmjet ilaçit dhe vaksinës!!
ilaçi-shëron sëmundjen,nuk e parandalon!!
vaksina-parandalon sëmundjen,nuk e shëron!!
Si mund te ju kontaktoj
Pershëndetje. Si mndem me kontaktu me dr.e nderuar?
Mos u beni qesharake deri ne kete nivel !!!!!!!!!!!!!!!!!
Pershendetje jam Beqir Jusufi,jam i interesuar per qit vaksinen.Qysh muj me kontaktu me ju.
ku mundem me gjet numrin e telefonit ose adresen ku jeton ki profesor…faliminderit
Tek ZOTI Edhe tek ky ilaq e kam shpresen e vetme tani … Ju Lutem te më gjeni nje kontakt te keti Zotriu Gjigant , ose vete ket ilaq qe osht shpikur te gjej per ta bler …
Po Te jet ne fund te botes do ta blej …
Si mund ta kontatoj . Ju lutem nje andrese
Pershëndetje. Si mndem me kontaktu me dr.e nderuar?
Ju lutem me jepni nje nr ose adrese kontakti me profesorin.
Pershendetje si mund Te ju kontaktoim ju lutem
Pershendetje Profesor, si mund me u kontaktuar, ju lutem
A mundet ndonje kontakt ju lutem!
pershendetje
Ju lutem me jepni nje nr telefoni ose adrese kontakti me profesorin.ka shum kohe qe jame duke kerku por as kush deri sot nuk me ka ndihmu
une pergezoj Profen per arritjen ne kete lemi por nnuk kuptoj se pse nuk ka dhene ndonji kontakt adres tel email ,? dhe ne i gjith populli shqiptar jemi krenar dhe mburremi me Profen. por nuk asht egjitha ne kemi probleme shendetsore qe asht shume serioze dhe ndoshta dikush edhe i njeh ditet prondaj lus profesorin
qe te na ndihmoj sepse jeta qenka ma e shtrejta
ju lutem ndihmoni njerzit e smuar zgjatnija jeten sepse sigurisht per kete keni punaur gjat gjith jetes tuaj
ju lutem edhe nji her per ndihm , kontakt adres
ju faleminderoj paraprakisht.