Shuarja e naftëtarëve

redaktor

I nderuar z.Thano

Ka shumë naftëtarë të thjeshtë, apo specialistë, që çrregjstrohen gati çdo ditë nga armata prej 34.000 vetësh. PërjetsishT, diku ҫrregjstrohet një emër naftëtari. Rrëzohet një pus nafte. Nuk degjohet të bjerë asnjë kembanë. Këto lajme të dhembëshme përcillen vetëm nga shokët tanë, jo nga departamentet qeveritare të cilët e kanë obligim moral numur një.

Janë rralluar shokët, kolegët. Disa kanë ikur përgjithmonë në rrugën pa kthim, pa pretendime për medalje, pa urdhëra pune, kanë ikur me xhepat bosh. Vërtet qenë të varfër por nuk i ngelën borxh, asnjërit. Kujtoni Prof. Zuberin, Ing. Toptanin…

Edhe ne ishim të rinj, të bukur, gjithë nur. Sistemi monist na dehu me ëndrra, me plane pesë vjeçare, me plane prodhimi… Ҫuditërisht, në ditën e parë të demokracisë, të gjithë u gdhimë të plakur, pa një dyshe në xhep. Ndërkohe, disa pelivanë të Armatës Naftëtare, u bënë njësh me qeveritarë hajduta, ata shkatërruan gjithçka duke kercyer polkën dhe mazurkën, vodhën fonde, ndërmarrje, ministri, gjeologji, gurë, ndërruan mbathjet, ngjyrosën flokët, nxorën nga dhjetë pasaporta….

Në fillim, pas viteve ‘60 të shekullit që shkoi, në Ndërmarrjen Sizmike të Fierit, atëhere kur kishte pak specialisë, punoi fizikanti Nikolin Leka. I ndershëm, i zgjuar, gjithë energji. Ecte apo fluturonte? Bënte shumë humor me të ndjerin Enriko Veizi. Me emociojnë shume këta emra! Në fondin e Ndërmarrjes Sizmike të Fierit do të gjeni shumë punime dhe studime të tij, të cilat u qëndrojnë koheve. Ai punoi disa vite, më pas u shpërngul në Shkodrën e tij, ku edhe vdiq. Vallë u kujtua ndonjë drejtori, digaster apo seksion nafte, te shkruaj dy fjalë?!

Para dy vitesh vdiq një nga gjeologët e parë shqiptarë. Ai ishte i madh sa nje shkemb. Po ja që u shëmb! Po rënia e tij nuk u ndie në asnjë celular qeveritar. Beqir Alia, ishte drejtues aktiv në naftë. Monizmi e ngriti lart te ndjerin, po më pas e çoi në burg, ndërsa kjo kodosh demokraci, “e la të lire”, nuk i kushtoi asnjë vëmendje. Ai shkoi në Moskë për të gjetur rrënjët e familjes së tij, por nuk e gjeti, ndaj rrudhat i krisen me shumë. Kështu, pas disa udhëtimesh Shqipëri-Rusi, u lodh më dhe vdiq thjeshtë, ketu në Shqiperi… Pastaj, u varros pa bujë. Një rradhë e shkurtër. Ne atë varrim, nuk shkoi asnjë qeveritar.

Tani, në Moskë kalon pleqëri gjeologu hakatar Thanas Nasto. Ai është një fond i gjallë por askush nuk është kurioz të dijë ҫfarë mendimesh ka ai për gjeologjinë dhe naftën shqiptare.

Në qytetin e Shkodrës, jeton shenjtori i naftës, Prof.Dr.Ramadan Perhati. Gjeologu Kadri Rama, vjen rrotull për të gjetur investitorë për realizimin e projekteve te tij, sikurse edhe mjaft gjeologë të tjerë që jetojnë në Amerikë, rrëfyer në disa intervista, po qeveritarët tanë bëhen shurdh…

Qeveritë nuk kanë dy gishtë letër memorje për gjeologët Petraq Xhaçka, Viron Skela, për gjeofizikantët Hasan Topçiun, Piro Xhamaj, Teki Biҫoku, për topografin Petro Lena, për kolegët Themistokli Pulija, Jani Skrami, Gogo Gjivogli, dhe shumë e shumë të tjerë… Ka shumë naftëtarë të tjerë, puntorë të thjeshtë që nuk jetojnë më. A nuk do të ishte në moralin e kësaj qeverije që të printonte një fletushkë, të botonte kujtime për ata të cilët jetuan dhe punuan në sektorin e minuar të naftës, sepse në saj të punës tyre, mbahet akoma kjo copë Shqipëri?

 

Letër e nënshkruar

Ing. Ahmet Ҫollaku

Share This Article
1 Comment
  • I nderuar Z.Thano,
    Kam kohe qe me ngacmon kurioziteti te di sa gazetare, studio dhe analiste ka kjo Shqiperi e vogel sepse shfaqet nje armate e mdhe e tille, sa nuk di ke te lexosh dhe ke te degjosh. Te gjithe flasin dhe komentojne kaq shume sa nuk di ke te besosh me pare, sepse here paraqiten te majte, here te djathte, dhe here te mesem… Agjitacioni i politikaneve i gjithe ketyre partive neper keto studio eshte nje tjeter “ushqim”, per kete popull te mjere. Ju faleminderit.
    Ahmet Collaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *