Shuhen protestat në Iran, 200 të vrarë, 270 protestues të arrestuar

Leda Hysa

Shkretëtira që mbretëron pas protestave të shuara në Iran është  gjithnjë e më e dukshme. Janë shkatërruar banka, aktivitete tregtare, rrugë dhe shtëpi.

Kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se “Ata që udhëhoqën dhe morën pjesa në protesta i pret një ndëshkim i tmerrshëm”.

Sipas zëdhënësit të Raisi-t, më shumë se njëqind liderë të protestave dhe 170 protestues janë arrestuar nga rojet revolucionare iraniane.

Ndërsa protestat e dhunshme shpërthyen një javë më parë, pas rritjes së çmimeve të karburanteve, tani ato janë zbehur pas shtypjes së ashpër nga forcat e sigurisë dhe ushtria e Republikës Islamike.

Sipas zërave të pakonfirmuar, në prtesta kanë gjetur vdekjen rreth 200 protestues, shumica të vrarë nga snajperët.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *