Shuhet “Cuku”, teatri me një artist më pak

Dita

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Fadil Kujofsa në moshën 63-vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e së cilës kishte shkuar në Itali. Ai lindi në Tiranë, në 14 shkurt 1951. Studimet e larta për aktrim, i kreu në Institutin e Lartë të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Roli komik më i njohur i tij në film është ai i Cukut, në filmin shqiptar “Dy herë Mat”, por më herët ra në sy për rolin e kinezit Shu në dramën “Furrnalta” të Ruzhdi Pulahës. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujofsa u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative.

Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit “Miq të paftuar”, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”. Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit. Fadil Kujofsa luajti role me trill e fantazi, ishte intuitiv dhe spontan. Ai ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *