Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
U shua dhe një tjetër jetë e re, e pafilluar ende e adoleshentit F.H. vrarë nga një adoleshent i të njëjtës moshë, për… hiçgjë, “ç’je ti ç’jam unë”, ose si jemi mësuar t’i quajmë ndryshe “për motive të dobëta”, me … armë. Vrasja u bë në lokal me plot frekuentues, fati që s’pati të tjerë viktima. I gjithë qyteti “i pamësuar” me të tilla ngjarje tragjike, u trondit, si lumë qytetarët u derdhën në familjen e viktimës, për t’u dhënë sadopak kurajo familjarëve. Vrasësi u arrestua, është brenda, por vrasësi kryesor është jashtë dhe është Saliu, dhe jo vetëm i kësaj por i më shumë se 5-mijë vrasjeve të ndodhura që nga viti ‘97, viti më i zi i shqiptarëve. “Dhurata” e këtij krimineli i cili hapi depot e armëve, madje dhe armatosi me urdhër të tij falangat e krimit, të cilët për pak ndezën një luftë civile. Sikur të mos mjaftonte, është përsëri ky vrasës i Gërdecit, 21 Janarit që bën thirrje permanente për t’u armatosur. Populli i tejlodhur, i vrarë, i vjedhur e ka kuptuar që ky kriminel nuk do përballet ndonjëherë së gjalli me ligjin, por të paktën të ashtuquajturit deputetë të shumicës, nuk ndihen të keqardhur? A nuk mund të frenohen vrasjet me armë? Po. A mos duhet që një vrasje e tillë t’u ndodhë në shtëpitë e tyre? Prandaj në kuadër të kësaj reforme, të vendoset një ligj (më i ashpri) për armëmbajten pa leje. Bëjeni këtë për jetët e njerëzve, bëjeni për hir të Zotit. Të mos ishin armët nëpër duar propabiliteti për humbje jete do ishte shumë I vogël. Përshëndetje Dita, Ymerli Pogradec
