Shuhet ikona e modës franceze, Givenchy

Leda Hysa

 

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e modës franceze, Hubert de Givenchy.

Stilisti aristokrat është një prej emrave më të njohur të botës së modës.

Me sjelljen e përkryer dhe disiplinën e shkollës së vjetër, Givenchy kishte një prani mbresëlënëse dhe të shquar që ngjyrosi industrinë e modës për më shumë se 50 vite.

Një koleksionist i përkryer, me një sy të pagabueshëm si për objekte, ashtu dhe për dekorimin e brendshëm të shtëpive, 91-vjeçari lë pas një shtëpi mode që përcaktoi nocionet e përsosmërisë dhe elegancës.

Familja e tij planifikon një ceremoni mortore private dhe kërkoi që në vend të luleve, në emër të Givenchysë të bëhen donacione për UNICEF-in.

Partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture”, konfirmoi vdekjen për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Me hidhërim të thellë iu njoftojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, shkruan ai në deklaratën e shtëpisë së modës “Givenchy”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *