Mundja shqiptare ka humbur një nga mjeshtrat e saj, Arben Fejzo, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Ish-mundësi i Tiranës dhe Partizanit është shuar në moshën 62-vjeçare. Fejzo që garoi në mundjen klasike në peshën 52-57 kg, nga viti 1970 deri në vitin 1982 dhe spikati në radhët e Tiranës, më pas të Partizanit për t’u rikthyer në fund të karrierës së tij sportive sërish me ekipin e Tiranës.
Pas përfundimit të karrierës sportive, Fejzo është aktivizuar edhe si gjyqtar i ndeshjeve të mundjes.
Arben Fejzo është shpallur “Mjeshtër Sporti”, ndërsa mban gjithashtu edhe titullin “Nderi i mundjes Shqiptare”.
a.s/dita

Nderim dhe ndjese kesaj figure te shquar te sportit shqiptar,me te vecanten e tij Mundien klasike,klasik bere dhe nderuar me tituj.
Faleminderit kolegeve per nderimin qe i bejne sa shoh ne kete fot,qe me mallengjen;jane binjaket vazhdues te perkushtimit tij.
Ngushellime famileis sa dashamiresve te Tij.
Nga Toronto, jo i vetem ne kete ngushellim.
Mesuesi veteran Dhimiter Xhoga.