Shuhet ‘Nderi i Kombit’, mjeshtri i valles shqiptare Rexhep Çeliku

Ornela

Mjeshtri i madh i skenës shqiptare, Rexhep Çeliku është shuar në orët e para të ditës së sotme, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.

 Ai u nda nga jeta sot në orën 02.30 minuta pas mesnate në moshën 63-vjeçare.

Solisti i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve 4 ditë më parë u nderua nga presidenti Ilir Meta me një tjetër titull, konkretisht me medaljen NDERI I KOMBIT.

“Falenderoj në radhë të parë Presidentin Meta për këtë dekoratë, për këtë madhështi kaq të madhe që unë besoj që është një gjë shumë e vlefshme jo vetëm për mua por per gjithë kolektivin”, tha me emocion Çeliku, pasi mori dekoratën, ndërsa ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Arta Dade apo Genc Pollo nga PD.

Çeliku numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Share This Article
4 Comments
  • Bravo Ilir Meta,se ai sakat kaptarri nuk la dallkauke pa dekoruar!Shqiponja e valles shqiptare Iku i shperblyer nga kjo bote.

  • Ngushellime familjes per kete talent te shquar te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve qe ngriti aq lart emrin e Shqiperise ne Europe dhe ne Bote! Ngushellime kolegeve te vet qe do ta ndjejne po ashtu mungesen e tij! U trete si sheqeri ne token meme per te cilen shkriu jeten e vet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *