Në orët e para të mëngjesit të së hënës është ndarë nga jeta, pas një lëngimi të gjatë e të pashërueshëm Hans-Joachim Lanksch, i mirënjohur në diskursin kulturor-intelektual shqiptar si Përkthyesi i Lirikës Shqipe.
Hans-Joachim Lanksch lindi në vitin 1943 në Braunschweig (RFGJ) dhe u shpërngul qysh në rini në Mynih, ku studioi në fushat e filologjisë ballkanike, sllavistikë, kulturë popullore dhe albanologji. Studimi i thelluar i gjuhës shqipe, i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë me prof. Martin Camajn, i cili drejtonte atëbotë degën e albanologjisë në universitetin elitar „Ludëig-Maximilian“ të Mynihut. Falë kësaj kësaj njohjeje zoti Lanksch nuk u shkëput më nga letërsia dhe lirika shqipe, duke bartur e përcjellë kandin e saj në hapësirën gjermanishtfolëse.
Penda e tij bëri të kumtojnë dhe „rikrijojnë“ gjermanisht shkrimtarë e poetë të spikatur si Martin Camaj, Lasgush Poradeci, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Visar Zhiti etj. Vëmendje të veçantë u përkushtoi Përkthyesi Ynë për thuajse gjysmë shekulli prurjes së brezave të rinj të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, duke i bërë ata të njohur në letërsinë botërore bashëkohore, si: Frederik Rreshpja, Jamarbër Marko, Rudolf Marku, Elvira Dones, Ridvan Dibra, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Lindita Arapi, Agron Tufa, Ledia Dushi etj.
Puna e tij është laureuar me çmimet “Nikolaus Lenau“ i Shoqatës së Artistëve në Esslingen (1999); „Penda e Argjendtë“ (Tiranë 2002) dhe „Azem Shkreli“ (2018).„Der Tod gehört zum Leben“ (Vdekja i takon jetës) mbaj mend të përmendte Përkthyesi, kur mësonte për largimin e përjetshëm të kolegëve dhe miqve. Është rasti ta përsërisim këtë maksimë edhe ne miqtë dhe kolegët tij në këto momente zije dhe ngushëllimi në kulturën shqiptare.
e.t./dita

Edhe pse veprimtaria e tij lidhur me Letersine Shqiptare ,
vleresimet e kritika e tij ,
shpesh her stononte per shume shqiptare ,
nji nder mosdakorduesit me kenveshtrimet e Herr Lanksch ,
kam qen edhe un vet ,
e pergjitheshmja e ktij studjuesi Gjerman te Litetartures
Shqiptare ,
ka pasur mjaft Nota Pozitive ,
sidomos kritikat e tij ,
ne kendveshtrimin e te parit Boten sot ,
referuar shoqerise shqiptare e kjo jo vetem ne fushen e Litetartures por ne pergjithsi .
Rrespekte .
Shenim :
Eshte irituese per mua si shqiptare edhe pse nuk kam qen nji Mike i Hr. Lanksch ,
porse ka shume aty ne ate vend ,qe perfituan jopak ,
nga prania e ktij Miku te Shqiperise ,
dhe sot , nuk shkruajn dy fjale ,
ngushellimi pas ikjes swe Lanksch .
– Ky art mosmirenjohje dhe harrese mbas ikjes
nuk eshte Kulture e Shqiptareve te vertete e qytetarit shqiptare .
Turp te keni ju bastarde ,qe deri dje ,kur ai ishte gjalle
i ngelnin pas e sot (……) Turp te keni maskarenje
– Mundet ti rreshtoj ketu e permend me emra ,gjithe ata qe i ndihmoj e perfituan nga ky Njeri i Mir por ,spreferoj te shkruaj emrat bastardesh te pashprese me ,s’kam me asnji deshire as t’ju shoh surratin bastardeve te tille .
Mjafton vetem emri i Martin Camajt , per te spjeguar se perse ky intelektual gjerman , ka zgjedhur te perktheje “krijues” shqiptare ne fushen e letersise pjesen me banale te fondit te letersise shqipe , te rangut Agron Tufa ( e derrave) e kompan . I qofte dheu i lehte !