Është shuar kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka dhe ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur” shkruan Ulis Krajka. Kompozitori ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë.
Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të.
May you soul rest in Haven our beloved father!
Posted by Ulis Krajka on Monday, March 1, 2021
Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Krajka ishte nderuar me titullin ‘Artist i popullit”, ndërsa gjatë karrierës së tij u vlerësua me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.
Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.
Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.
h.b/dita

Iku edhe i fundit nga kompozitoret e medhenj.
Instrumentist virtuoz.
I pacin ngjare femijet.
Vdes Shqipëria pak nga pak dhe vetëm vdes! Ngushëllime familjes e gjithë të dashurve! Ngushëllime edhe gjithë dashamirësve të muzikes së vertet!
Ngushellime familjes,ishte nje nga artistet me te medhenj shqiptar.Muzika e tij eshte e pa vdekshme.
I paheruar qofte kujtimi i Mjeshter dhe Njeri Agim Krajkes.Qe me melodite e tij,na rikujton jeten dhe sidomos rinine tone.
Nji bije,
mijra ngrihen
Edhe pidhi i sat’ëm, maskara bythqir që tallesh me vdekjen e një mjeshtri.
Mos u mer me të. Lëre në ligësinë e vet.
Edhe në vdekje nxier helmin që ka në shpirt.
Agim Krajka, këngëtari i rinisë, është i pa vdekshëm me meloditë që la. I pa përsëritshme fatkeqësisht.
Ngushëllime familjes. Jemi pranë tyre në dhimbjen e madhe.
Kur te mgordhesh ti Paul, une do ta bej shurren nga nga kati 17, te premtoj
Nje legjende e artit Shqiptar u largua nga kjo bote.
Nje personalitet qe ngazelloj shpirtrat e rinise ne vitet 70 e me pas.Ngushellime families.
Ligjet e jetes, s’ke c’i ben! Qofte I paharruar mjeshtri i muzikes Agim Krajka
Ngushellime Familjes se Artistit te Madhe
nji nder Kompozitoreve me te shquar ne Shqiperise ,
mjeshtri i Fizarmonikes i Madhi e i paharruari
************* Agim Krajka *************
U Prehsh ne Paqe …
Ngushellime familjes per profesorin ,na mesoi te kendojme shqip,me ritem bashkohore!
RIP gjigand.
Faleminderit per castet e bukura qe na dhurove. Do na mungosh…
Ngushellim familjes, por nje ngushellim te madh per te gjithe ne.
iku nje nga te medhenjte e muzikes se vertete Shqiptare.
Ishte modern, por ne kuptimin me te denje te kesaj fjale.
Ishte kurajoz ne mbrojtjen e dinjitetit te tij profesional, nuk kishte frike qe haptazi muziken tallava te quante pa vlera nacionale e profesionale.
Kujtimi i tij do te jetoje dhe kendohet gjithmone ne vepren e tij te pavdekshme.
Agim Krajka eshte i pavdekshem! Emri i tij dallon qysh ne filmat e pare shqiptare! Pa llogaritur kenget, pjeset orkestrale, etj. Kam pas kujtuar se eshte shkodran, por kjo pak rendesi ka.
MIRUPAFSHIM AGIM … PAVDEKESIA !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
A mund te vdese nje kollos i muzikes, kompozimit dhe kryevepres se artit … artit te kenges dhe gezimit- muzikes?
A mund te vdese pavdekesia e vepres dhe trashegimesise se artit te jetes, muzikes me te bukur qe fillon me tingujt e jetes sa del nga barku dhe zemra e nenave, motrave, vajzave tona deri ne pafundesi.
Qe fillon me tingujt e notat me te bukura te jetes dhe nuk mbyllet por rifillon me tingujt e muzikes se percjelljes ne pavdekesi qe u siguron vepra e madhe qe lene pas jo vetem muziken, kengen, vallen, gezimet e jetes … kompozitoret, artistet, krijuesit, shkencetaret, mendimtaret e medhenj ne cdo hap e lemi te jetes…
Mos thoni se Agim Krajka ka vdekur. Thjesht ka nderruar jete nga jeta teper e shkurter ( sa hap e mbyll dyert e nje dhome 4x 5 metra, sic deklaroi Ram Alushi i Valbones mbeses se tij 17 vjecare pak dite para saj ) edhe kur i kalon te 110- tat.
Agim Krajka ishte artist edhe ne intervisten me Imigracionin Amerikan ate dite qeu intervistua per statusin legal në SHBA ne saje te artit e muzikes…
Edhe ate dite kur mori pergjigjen e miratimit te tij dhe fluturoi si nje shqiponje nga gezimi i fitores sa levizi nga vendit pllakat e tavanit te zyres perkatese ne Lyndhurst.
Artisti mbetet artist ne cdo hap, ne te mire e ne te keq, ne gezim e hidherim…kudo e kurdo… deri ne perjetesi.
Agim Krajka i siguroi vetes dhe u dhuroi familjes, shokeve, te njohurve e te panjohurve pavdekesine per se gjalli per te mos vdekur kurre.
Nuk mund te kete lamtumire per nje artist e muzikant te madh qe hyri ne zemrat, vatrat e kujtesen tone qe kur ishim femije!
Nuk mund te kete lamtumire per nje kollos te artit qe do ta kemi cdo dite, ore e cast ne veshet, syte, zemrat e shpirtin, gezimet e harete, ne vatrat tona si Agim Krajka !
Ndaj qendroni te forte ju familjaret e tij po artiste .
Agim Krajken e kemi ne mes nesh ju Ami me djemte e te gjithe ne kudo ne Bote !
Agim Krajka jo vetem eshte i gjalle ne zemrat e kujtesen tone por mbetet i ri, rinor si ne lulen e jetes, se si e sa askush e ne cdo kohe ai ishte krijuesi, muzikanti, kompozitori … bilbili i rinise shqiptare, qe nuk vdes kurre asnjehere.
Mirupafshim Agim Pavdekesia.. !
Mirupafshim miku im i mire Agim Krajka….
Dite e zeze per muziken shqiptare!Na la i madhi Agim Krajka,qe diktatura nuk guxonte ti jepte cmime te para!Instrumentist,kompozitor virtuoz, i palodhur dite-nate.l palodhur ndihmonte muzikantet e rinj!
I qofte dheu i lehte,zoti e mbajte prane!
Ngushellime te sinqerta:Familjes,Te afermeve dhe Miqve!
ILIA Saro , CHICAGO ,U.S.A.