Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku. Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore.
Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.
Prof. Dr Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore.
o.j/dita

Nje profesionist i rralle nga ATA te Vertetet.
Kerkues ndaj vetes dhe studenteve.Eshte Firmatar i Kongresit te Drejtshkrimit.
Tmerr i atyre qe duan ta marrin shkollen qyl dhe pastaj cuditerisht shkelqejne ne Kariere..
Kur te merrje nje 5 ne sintakse,kishe marre shkollen.
Jam krenar qe me ka kerkuar nje Mendim per Studimin e tij per Gerundin.
Homazhin tim per kete shkencetar dua ta mbyll me vargjet e Cajupit per Naim Frasherin:
Vdiq Naimi,por kush mbeti?
O moj Shqiperi e Mjere..
Cfare na mbeti?
Cfare po na mbetet?
si cpo te mbetet?? ke gjithe ata re rinj ne fushen e kerkimeve lafshore: Enza, Tina, Mozik, Stressi, Noizy, Big Bum Bam QYli, Portokallia, Ardit Gjebrea, Fevzua, Emisioni Per’Pith’En, etj etj
Me gjithe kete kast do ecim perpara faqebardhe
Do me per Belulin,……….he do me?
Ngushellimet me sinqerta families Celiku per humbjen e ketij njeriu mendiendritur.
Prof. Dr. Mehmet Çeliku:
Roli i shtetit është i jashtëzakonshëm në studimin, pastrimin, mbrojtjen, konsolidimin e gjuhës standarde dhe në përhapjen e saj. Në radhë të parë, kjo arrihet me përmirësimin e punës dhe me rritjen e kërkesave në shkollë, përfshirë shkollat e larta, me rritjen e kërkesave për gjuhën e medies, e në fusha të tjera të veprimtarisë shoqërore,duke zbatuar masa të ashpra ndaj shkelësve sistematikë, me planifikimin e fondeve të nevojshme për kryerjen e veprave të përmendura më lart, me rritjen e bashkëpunimit në fushë të arsimit e të shkencës të të gjithë trevave kombëtare shqiptare. Në medie problemet e gjuhës duhen bërë objekt diskutimesh të shumta e të vazhdueshme, shumë më tepër se gjer tani.
Çdo shqiptar shqipen standarde ta shohë jo vetëm si tregues të kulturës së tij, si shenjë qytetërimi, por edhe si shprehje të atdhetarizmit të tij.
———–
Prof. Dr. Mehmet Çeliku:
– Unë pajtohem me mendimin e përgjithshëm mbizotërues se shqipja standarde është një arritje e madhe kombëtare e Shqipërisë së Pasluftës së Dytë Botërore. Nga Kongresi i Drejtshkrimit 1972 kaluan rreth 40 vjet, kohë në të cilën standardi po funksionon me sukses. Kjo është një periudhë shumë e shkurtër në jetën e një gjuhe, por plotësisht e mjaftueshme për të parë funksionimin normal të saj në administratë, në shkollë, në medien e shkruar dhe elektronike, në letërsinë artistike, origjinale e të përkthyer, në skenë, në jetën politike, shkencore etj. Shqipja standarde është një pasuri e jashtëzakonshme jo vetëm në aspektin funksional komunikativ të përditshëm, por edhe për identitetin tonë kombëtar; këto vlera sa vjen e rriten dhe do të bëhen edhe më të dukshme në Europën e Bashkuar.
Në ditët tona shqipja standarde është bërë më e qëndrueshme, më e pasur; zotërimi i saj masiv nga brezi i ri në shkollë është shumë i lehtë e mjaft i suksesshëm si nga ana praktike ashtu edhe teorike, shtrirja e standardit në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare po njeh përmasa të reja përhapjeje. Natyrisht, këtu ndikojnë edhe rrethanat e reja politike në Ballkan e më gjerë. Natyrisht shqipja standarde ka problemet e veta , ndër të cilat më shqetësuese janë ndikimet e panevojshme në fushë të leksikut nga anglishtja, mospasja e kodit drejtshqiptimor, mospasja e një fjalori shqip-shqip më të gjerë, mosribotimi i përmirësuar i Drejtshkrimit, organizimi i dobët i disa punëve në fushë të gjuhës nga institucionet e ndryshme, sidomos në shkollë. Por kujdesi për gjuhën është i përhershëm, i përgjithshëm e mbarëkombëtar. Për të duhet të kujdesen shtetet shqiptare, institucionet, individidët.
Si problemin imdeiat une shikoje mingesene nje fjalori shqip shqip.Ndoshat nje fjalor shume me i gjere shqip shqip mud ti vinte fre shume huazimeve te panevojshme nga anglishta ne kohen e sotme.
Krenari per BEMAT e te..ndierit..Pr;DR Mehmet Celiku. Nje ELBASANAS i NJOHUR.
I perjetshem kujtimi i tij. Ngushellime familes dhe dashamiresve .Bashkemoshtari nje jete me arriteit e Tij.
Uaaaa … , pse me shume libra paska bere Dr.profesor Celiku se sa dr.prof. Xhelal Mziu ?!