Muaji i shkurt vërtetë paska qenë i hidhur për artistët. Pas humbjes së këngëtares Vaçe Zela, arti shqiptar ka humbur dje dhe një poet të mirënjohur. Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare poeti shqiptar Gjok Beci. Autori i shumë tekste këngësh, i vlerësuar edhe në fushën e muzikës, vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa mësohet se prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Ushtarak. Poeti Gjok Beci është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 2009, nga ish-Presidenti Bamir Topi. Ai, mban gjithashtu firmën e shumë teksteve të këngëve në festivalin e RTSH-së, si dhe autor i këngëve folklorike të ansamblit të Mirditës. Mbi të gjitha, Beci është autori i vargjeve të këngës së famshme të Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjerime”.
Nderim, respekt, per poetin e vargjeve te bukura, Gjok Becin.
Ngushelloj familjen e te afermit, miqte e koleget e tij.
Ju prefte shpirti ne paqe.
Njerèzit e artit qè vinin nga njè popull artist, duket qè ishin aq tè lidhur midis tyre nè punè, kijimtari, gèzime dhe nè jetè. Ishin tè shtèrnguar dorèpèrdorè si vallet e hershme tè shqipètarit e qè sot, po e kèrcejnè nè tè pèrtejmèn jetè ashtu dorèpèrdorè, duke na lènè pas tingujt e pavdekèshme tè dashurisè pèr jetèn e Atdheun. Qoftè i lehtè dheu i asajè toke.
Ngushellime familjes, por me vargjet e kennges “rrjedh ne kenge e ligjerime”, do te mbetet i pavdekshem…do te kujtohet perhere .