Xhelili do ankimojë në Kushtetuese vendimin e shkarkimit

Dita

Kushtetuta i jep të drejtë një kryetari bashkie që të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, nëse kundër tij ka një vendim për shkarkim.

Këtë të drejtë, Shukri Xhelili, kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Dibrës, mesa duket do ta përdorë.

Në Gjykatën Kushtetuese nuk është depozituar ende ankimimi, por Shukri Xhelili, i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit, konfirmoi për Top Channel se kjo do të ndodhë brenda afatit kushtetues.

Duke u ankimuar Xhelili pezullon përkohësisht vendimin e qeverisë për shkarkimin.

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese ndikon edhe në shtyrjen e shpalljes së datës së zgjedhjeve, për shkak se duhet pritur vendimi i Kushtetueses.

Kanali TCH thotë se një burim i Gjykatës ka konfirmuar se ajo do vendosë shpejt, për shkak të interesit publik që ka çështja.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *