Shulku: Kemi kërkuar bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë

redaktor

Federata Shqiptare e Futbollit mban një qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës pas ngjarjeve të dhunshme në Shkodër. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, nuk mori përsipër interpretimin e vendimit, duke u mjaftuar me një qëndrim institucional.

Në vijim, zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit shtoi se do të ketë një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të analizuar këtë ngjarje. “Shtyhet kampionati i Kategorisë së Parë. Policia ka probleme me infrastrukturën. Disa klube nuk plotësojnë edhe problemet e licencimit. Vjen dhe shtyrja e Kupës së Shqipërisë për një datë tjetër. Nuk ka një datë për fillimin e Kategorisë së Parë. Kemi kërkuar bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Të hënën në Ministrinë e Arsimit do të mblidhet një komision kundër dhunës në futboll. Duhet bashkëpunim institucional për të frenuar dhunën në futboll”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *