Shuma e parave që kërkon Fullani në gjykatë

redaktor
Ardian FULLANI, Governor Bank of Albania (www.bankofalbania.org), innen, sitzend, bei der Euromoney«s 11th Central and Eastern European Forum in Vienna (www.euromoneyconferences.com)

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani kërkon jo pak, por 370 milionë lekë nga shteti për shkarkim të padrejtë nga puna.

Fullani kishte një pagë prej 5 milionë lekësh të vjetra në muaj, përjashtuar këtu bonuset dhe shpërblimet.

Shuma që llogarit Fullani në kërkesën dërguar gjykatës, nis me shkarkimin në vitin 2014 deri në mbarimin e mandatit në vitin 2018.

Fullani është shpallur i pafajshëm nga Gjykata dhe për këtë arsye, atij i është hapur rruga ligjore për një kërkesë të tillë.

Por ndërkohë Fullani nuk do të kërkojë dëmshpërblim financiar për ditët e qëndrimit në burg. Ish-Guvernatori u arrestua për vjedhjen e 713 milionë lekëve të reja nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata në tetor 2015. Ndërkohë Prokuroria nuk bëri rekurs për vendimin e Apelit. /Dita/

Share This Article
5 Comments
  • Synimi i ketij debilit se i duket vetja se di shume ,ka qene per te vjedhur deri ne 2018 gati 1 miljarde lek te rinj.Ai i ka vjedhur bankes 713 miljone dhe tani kerkon edhe 370 miljone dhe ai del i nderuare me llogarine etije more te dashur shqiptare.Prandaj sa me shpejte gjykim,sekuestrim dhe burg per jete per ato leket e popullit qe i mori pa pyetur popullin .Kur çobani shperdoron detyren denohet rende dhe ky çoban lekesh duhet te denohet shume rende.

    • Ketij do I rifilloje hetimi per godinen e Hotel Dajtit dhe per te do fundose edhe tere Bordin e Bankes Kombetare, perfshire mister Kulen dhe mister doreheqjen. Hahaha, I mbyturi te mbyt. Thote Zeqo kokeboshi.

  • UNE JAM I MENDIMIT QE TI JAPIM AKOMA ME SHUME SE KAQ, SEPSE I KA HAK.

    KETIJ POPULL Q…… MAMANE DHE TE THOTE BABA.

  • ti jepen menjehere sepse me ndihmen e rilindasve e con ceshtjen ne Strasburg dhe do ti pguajme edhe per qimet e byt.es

  • Fajin e kane ata qe vune kete budalla ne krye te Bankes se Shtetit.Student i dobet,vetem se kishte bufonizem ne dukje dhe ishte i biri i nje babe qe mbahet mend nga te njohurit si arrogant e sahanlepires i rregjimit komunist.Shpetoi Ardiani nga burgu per drejtesine e kapur dhe miqte e gruas e tani do ti marri fukarenjve dhe demshperblim.Vetem ne vende ku mungon drejtesia ndodh kjo!Turp,turp,turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *