Shumë digjen, ca krihen!

redaktor

E respektuara Dita! Nuk i kuptoj lajmet që jepen në televizion, radio apo në mediat e shkruara e të pashkruara për një farë Tom Doshi, sikur pa atë nuk lind dielli. E kam fjalën pse kaq bujë, pse kaq zhurmë, pse kaq shqetësime, pse kaq budallallëqe, se paskan vendim të prerë për asgjësimin fizik të deputetit socialist Tom Doshi?! Në pamje të parë kjo duket si një lojë që bëjnë politikanët tanë me popullin, si një shfaqje teatrale për t’i hequr vëmendjen atij nga problemet madhore që ka mbi kurriz, që tek papunësia, varfëria ekonomike, pabesia e deri tek zhdukja e marrja e pronës private.

Mbjellja e farës së keqe në shtyp e kudo, ky popull nuk është budalla, e kupton fare mirë qëllimin e kapitalistëve të rinj, për të cilët populli ka mllefe të mëdha. Janë ca figura politikanësh që na dalin orë e minutë në televizion. Janë bërë të bezdisur, na mërzitën dhe nuk duam t’i shohim më me sy. Ç’janë këto, kur një kryetar bashkie dënohet penalisht, arrestohet dhe përsëri lihet i lirë? Më e keqja është se është i dënuar dhe propozohet nga partia “mëmë” të jetë e të zgjidhet kryetar bashkie. Qofshin ata që janë me këto veprime!

 

Letër e nënshkruar

Ymer Lumshi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *