Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.
Një kungull i ndriçuar nga brenda, simboli i Halloween-it
Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzenin shpirtrat e këqinj të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Po nga erdhi kjo ditë drithëruese dhe pse e festojmë?
Në fakt ajo nuk vjen nga fëmijët dhe veshjet e tyre mashtruese.
Ka nisur që në festivalin antik kelt të Samhain, kur njerëzit vishnin kostume dhe bërtisnin si fantazma, por ka marrë dekretin e Papës Gregori III në shekullin e tetë që festohet siç e festojmë sot.
Samhain (mbjellja) shënonte fundin e verës dhe korrjen dhe lajmëronte muajt e ftohtë. Keltët besonin se një natë para vitit të ri kufijtë mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve bëhen të paqarta. Tradicionalisht njerëzit vishnin kostume, lëkura kafshësh dhe koka, dhe i uronin fat njëri-tjetrit. Më pas në vitin 43 pas Lindjes së Krishtit, Perandoria Romakë pushtoi pjesën më të madhe të territorit kelt dhe për vite me radhë të sundimit të tyre u kombinuan edhe festivalet.
I pari ishte Feralia, një ditë e vonë e tetorit kur romakët shënuan kalimin e të vdekurve. I dyti ishte Pomona, perëndesha romake e frutave dhe pemëve. Simboli për Pomonën është një mollë, dhe kjo u bë traditë e lidhur me Halloween-in.
Në vitin 609 pas Lindjes së Krishtit, Krishtërimi e ndryshoi festivalin duke shtuar lutjet për të vdekurit.
Papa shënoi datën 1 nëntor si koha për nderimin e shenjtorëve dhe martirëve, një ditë pushimi që njihet si Dita e të Gjithë Shenjtorëve dhe më pas u bë e njohur si Halloween.
Ndërsa dita tjetër, 2 nëntor, ishte Dita e të Gjithë Shpirtrave, ku kujtohen të vdekurit. Tradita bazohej në idenë e purgatorit, një shkallë mes parajsës dhe ferrit. Festa u përhap në të gjithë botën më pas.

Këtë e festojnë vetëm në SHBA, kështu që s’ka intereson