Shumë mirë nëse në Kuvend ndryshon sistemi i votimit

Ornela

Opozitë e re,
dëgjojmë çdo ditë,
kur në fakt ajo,
është e vetmja opozitë!

Opozitë e rrugës:
“Jam e para thotë”,
e para vërtetë,
po s’ka asnjë votë!

Sepse po të kishte,
do na kish zhbllokuar,
reforma zgjedhore,
do qe miratuar!

Meta me Lulashin,
reformën përshëndet,
po në Kuvend njohin,
veç Shtatëdhjet e Tetë!

Njohin në Kuvënd,
Shtatëdhjet e Tetë,
duhen-për miratim,
dhe gjashtë deputetë!

Nga Metë Presidenti,
të paligjshëm quhen,
por ja që reformës,
patjetër i duhen!

Kështu krejt papritur,
na qënkish e thënë,
gjithë të paligjshmit,
të ligjshëm u bënë!

Tani si të ligjshëm,
të gjithë i trajtojnë,
si të barabartë,
Lulin e takojnë!

Si goxha faktor,
tani i shikojnë,
sa gjer Kushtetutën,
duan të ndryshojnë!

Dyzet deputetë,
në fakt janë faktor,
që mund ta ndryshojnë,
sistemin zgjedhor!

Dy-tri të mëdhenjtë,
dhe për pak u dogjën,
bënë pakëz presion,
dhe dy u tërhoqën!

Arsye idiote,
që të dy na dhanë,
sistemi-formula,
e njëjta gjë janë!

Vërtetë injoranca,
aty vuri vulën:
“Ndryshojnë sistemin,
po mbajnë formulën!”

Projekt i reformës,
stekën do ta çonte,
nëse nja dy pika,
Ligji do ndryshonte!

Nëse nuk gjen dot,
dy firma të reja,
quhet-pa filluar,
e humbur beteja!

Tani në Kuvend,
puna do shkojë vaj,
gjashtë votat që duhen,
gjenden shumë kollaj!

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • Perderisa njerezit shiten e blihen ( ndermjet tyre dhe “deputetet ” ) si kafshet ne treg detyrimisht qe votat do te behen .Nuk e kuptoj perse njerez si Ben Duka jane kaq te kenaqur me “arritjet ” e qeverise !A e kuptova,marrin sufllaqet me te medha e me mish me te mire .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *