Shumë shpejt në treg, Fordi i ri pa timon dhe pedale  

Ornela

Kompania Ford ka njoftuar planet për të hedhur në treg në vitin 2021 një makine plotësisht autonome, sipas “The Wall Street Journal”. Gjigandi i makinave amerikane synon të shndërrohet në liderin e prodhimit të mjeteve të automatizuara dhe po zhvillon planin “Ford Smart Mobility” i përqendruar në kërkimet teknologjike. Aktualisht Ford ka një flotë automjetesh eksperimentale, të cilat janë testuar në rrugët e Kalifornisë, Arizonës dhe Miçiganit.

Fordi autonom do të jetë i nivelit SAE 4, që korrespondon me makinat që nuk kanë shofer dhe as timon, pedalet dhe pajisje të tjera për ngarje manuale. Automjeti do të vihet në punë me anë të sensorëve, radarëve dhe komunikimeve në radio me makinat e tjera.

“Jemi fokusuar që të hedhim në treg një makinë autonome që përmirëson sigurinë dhe zgjidh sfidat e sociale dhe mjedisore që ndikojnë tek miliona njerëz, jo vetëm tek ata që mund të përballojnë makina të shtrenjta”, tha presidenti i kompanisë, Mark Fields. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *