Shumë shpejt vjen risia më e fundit e Instagram-it që do të çmendë përdoruesit

Mila Hysotoci

Instagram-i është padiskutim një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe më të pëlqyer, i cili sjell vazhdimisht risi për përdoruesit e tij.  Madje mund të themi se nga dita në ditë ai po e lë në hije Facebook-un apo Snapchat-in.

Vetëm pak kohë më parë të gjithë pamë se si në Instagram-in tonë u shtua opsioni IGTV, përmes të cilit arrijmë të ngarkojmë video më të gjata se 1 minutë. Mirëpo ky rrjet social nuk di të ndalet dhe së shpejti do të vijë edhe me një risi tjetër.

Sipas “The Verge”, Instagram-i shumë shpejt do të bëjë të mundur edhe opsionin IG Shopping, i cili iu dedikohet blerjeve online. Një aplikacion shumë praktik që të mundëson të blesh shumë thjesht nëpërmjet Instagram-it.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të lançohet ky aplikacion, por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *