Letër e nënshkruar,
Xhevdet Cora
Është fund viti! Festohet! Po kush gëzon? Mendja shpesh më shkon tek të mjerët, di që ka të denuar padrejtësisht, që s’kanë lekë të blejnë pafajësinë. Kanë gra e fëmijë pas. Ka të sëmurë e s’blejnë dot shërbimin mjekësor. Vë re zellin e segmenteve të shtetit për të penalizuar njerëz që kurrë s’e kanë shkelur ligjin; pse qenkan debitorë në CEZ, pse paskan bërë një strehëz para dyqanit. Shoqërohen në komisariate 60-70 vjeçarë pa menduar se ç’probleme shëndetësore kanë, sikurse fatkeqi i vetvarur në burgun e Rrogozhinës. Ç’ironi, le të gëzojnë festat familjarët e tij. Më vjen ndot kur dëgjoj urimet e funksionarëve të shtetit në kremte të tilla. Më vjen ndot kur avokatët fërkojnë duart e numërojnë paratë e presë së radhës. Kush do mendojë për shtresa të tilla? Ata që janë majmur në kurriz të tyre, që ngrohin shalët në zyrat e shtetit.
