Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je.
Nga një vëzhgim i bërë nga mediat në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë.
Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive dhe nuk po gjejnë me zbatim.
Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim por në e gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve. Rezistenca e të rinjve javën e kaluar ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndonëse në fillim thanë se nuk do t’i privonin studentët nga e drejta për të nxënë.
Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë.
o.j/dita

Zhurme?Joooo.Zhurme behet kur te vdesin njerez,Kur te shtohen infektimet ,sidomos nder studentet