Pasuria arkeologjike e Vlorës dhe rrethit të saj aktualisht përbehet nga ajo pjesë e cila është e konservuar nëpër site arkeologjike dhe në objekte të tjera ,ndërkaq pjesa tjetër gjendet në muzetë e qytetit të Vlorës,muzeu arkeologjik historik,t në Tiranë dhe Apoloni. Kjo e parë në një rrafsh tjetër mund të përbëjë vetëm 3% të pasurisë arkeologjike, pjesa kryesore gjendet nën tokë prej qindra vitesh është e panjohur në sasi si dhe nuk dihet saktësisht se çfarë përmbajtje ka .
Kartelizimi ose lista për të mos humbur
Vetëm për qytetin antik Amantia janë të kartelizuara në këtë sit arkeologjik mbi 18 objekte ku mund të përmenden:harku dhe porta e hyrjes juglindore, stadium, tempull i Afrodites, murri i akropolit, kolonë, muret e mbështetëse, monedhe e Amantias, pllakë me mbishkrim, godinë në qafë të Pazarit, bust mermeri, shkëmb i gdhendur, pus ne shkëmb, pus uji, ndërtesa , nekropol, bazilika paleokristiane etj. Siti i Orikumit ka rreth 20 objekte të kartelizuara nga të cilat përmenden: murri rrethues,teatër shkalla qendrore,rruga në ujërat e lagunës kompleksi i godinave,pusi Nr 1, pusi Nr 2, pusi Nr 3, altari, antablent kolone ,nekropol,monedhë,bazament me mbishkrim,vazo me kanylyra,gjysmë kolone, kolonë, varre në lagunë.
Një listë me inventarin e pasurisë tjetër arkeologjike të shpërndarë nëpër objektet në rrethin e Vlorës gjendet në institucionin e trashëgimisë kulturore .Një pjesë e pasurisë arkeologjike të Vlorës është dërguar në muzetë arkeologjik në Tiranë dhe Apoloni gjatë viteve ,kur ushtronin veprimtarin e tyre kërkimore ekspeditat arkeologjike në rrethin e Vlorës .E gjithë kjo pjesë është identifikuar:Për pjesën e identifikuar sa përqind zë ajo në krahasim me gjithë totalin e objekteve të zbuluara? Sa objekte arkeologjike janë të këtij rrethi në Muzeun Historik kombëtar ,në Muzeun arkeologjik në Apoloni dhe Tiranë ?
Muzetë e Vlorës kanë në fondin e tyre rreth 200 objekte arkeologjie si thika stralli, çekan guri, stela, etj, qe fillojnë ne periudhën e objekte me vlera te qytetërimeve të krahinës, si Amantias, Orikut, Olimpias etj, objekte me vlera historike si veshje prej metali te periudhës (ilire, arme dhe vegla pune, enë qeramike por dhe veshje karakteristike të krahinave ëe ndryshme, që bëjnë pjesë në Vlorë, të prodhuara në mënyra të ndryshme artizanale etj, por dhe vete godinat karakteristike me vlera arkitekturore dhe historike, ne te cilat janë ekspozuar objektet .Objektet e fundit janë disa gjetje nënujore kryesisht qeramike dhe bronx të ekspeditës italo-shqiptare qe eksploroi ne gjirin e Vlorës. Në Vlorë falë një ekspedite italo-shqiptare nënujore, janë zbuluar objekte arkeologjike të cilat i përkasin periudhës Ilire, dhe që janë ekspozuar për qytetarët në Muzeun Historik të këtij qyteti.
Si i mbronin shqiptaret objektete arkeologjike?
Aty buzë detit,ku llapashitet deti dhe valët bëjnë një ujdi,është një godinë,sot quhet muze kombëtar i pavarësisë.Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey.Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey.Rezulatate ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas,buleterionit dhe më pas tëodeonit dhe biblotekës.Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist….”
Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik.Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës.Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë.Nga viti 1937 në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë,maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme.I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në mezen e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë,Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve. Por këtu duhet përmendur edhe Eqrem bej Vlora,për kontributin që ka dhënë në pasurimin e muzeut.
Për të shpëtuar trashëgimin nga zyrtarët e shumtë
Reforma duhet të kishte konsiston në një përmirësim drastik të gjendjes aktuale, vlerësim më të madh në ruajtje te trashëgimisë, restaurim të monumenteve, dhënie fondeve për gërmim, bashkëpunim me pushtetin lokal, hapje muzeumesh të reja arkeologjike si dhe rritje të vizitueshmërisë në monumentet.Me një fjalë, përqendrim dhe zhvillim për të shpëtuar trashëgiminë nga ngecja prej një tranzicioni sakatues për këtë fushë të rëndësishme të kulturës tonë.Çfarë mund të cilësohet më e rëndësishme dhe përse?Bashkimi në një qendër të vetme të këtyre institucioneve si: ASHA ,QIKP, parqet arkeologjike, muzetë arkeologjik të futen në “shtëpinë e DRMK” të rretheve.Pema e trashëgimisë do të përbëjë në qendër trungun, pra DRMK, e cila do përfshijë institucionet të cilat deri tani janë të ndërvarura nga Drejtoria e Trashëgimisë në MTKRS.Trashëgimia një hallkë e stërmadhe, që mezi mbahet në këmbë, do të duhej të transferohet nga Rruga e Kavajës, në Kinostudio, por me një ndryshim thelbësor: Funksionimin e saj.Po të shqyrtojmë lëvizjet e ushtrisë në fushën e betejës, ushtria e institucioneve të trashëgimisë në shesh-betejën e sotme është një një lëvizje kuturu dhe për ç’të dalë. I pari :Përqendrimi dhe sjellja e njerëzve në krye të saj do të sjellë përmirësim të gjendjes, vlerësim të trashëgimisë, dhënie fondesh pushtetit lokal për përmirësim të gjendjes,hapja e muzeve të reja të konceptuar në mënyrën më të mirë.Si do të matet kjo?Vetëm ndërtimi i kompleksit muzeal të Pashalimanit, që kushtonte diku tek 7 milion euro, do të jetë vendi më atraktiv për turistët e të gjitha stinëve.As që u bë ndonjë përpjekje përvec projektit. Kush nuk ka dëshirë të vizitojë 3 muzeume, që do të përfshihen në një të vetëm me një fill lidhës nga antikiteti në ditët e Luftë së Ftohtë”.E njëjta gjë për muzeumin e arkeologjisë nënujore në Palermo. Skema aktuale e trashëgimisë është një skemë e vjetëruar, që funksionon prej 20 vitesh siç ka ekzistuar në vitet e regjimit të kaluar. Përgjegjësia qëndron pikërisht në atë që quhet “thellim i reformave në të gjitha fushat” dhe këtu reforma është dhe duhet të jetë primare për të shpëtuar kulturën tonë, ndërkaq do të shpëtojnë edhe trashëgimia nga zyrtarët e shumtë.Reforma duhet të jetë agresive në këtë fushë në mënyrë që të korrë frytet e saj. Përndryshe ajo të mbetet vetëm një hallkë administrative burokratike që do t’i rëndojë buxhetit të shtetit pa dhënë asnjëherë frutet e saj, por duke dëgjuar lutje e këmbana gazetash për vjedhje, prishje apo rrëzim monumentesh.
Pasthënie
Para viteve ’90 ekspedita arkeologjike kanë gërmuar në sitet të Vlorës. Gërmimet e para realizuan në Amantia,Orikum,Olympie,Cerje etj. Materiali arkeologjik i tyre u sistemua në Tiranë dhe më vonë në muzeumet e rrethit apo edhe në ato të fshatrave. Koleksioni i muzeve arkeologjik historik të fshatrave nuk u dorëzua kurrë pasi sistemi ndërroi në muzeumet kombëtare apo ato rajonale. Muzeu i Plocës u dogj dhe u vodh. Muzeumet e tjerë që disponon objekte materiale deri edhe monedha përfunduan si pronë e tjetërsuar apo pasuri e fituar nga vendi i punës i atyre personave, që ishin ngarkuar të bënin ciceronin , rojën e tij ose mbanin çelësat. Fshatra të njohur nga historia të rrethit të Vlorës kanë pasur muzeume historike brenda të cilët ishin sistemuar edhe materiali arkeologjik, që dëshmonte periudhën ilire .Për këtë pasuri bie kambana,pra kjo pjesë ku shkoi pasi sistemi u rrëzua në vitet ’90?
Inventari i disponuar aktualisht në QIIPK në Tiranë rezulton një pakicë duke i shtuar kësaj edhe ata që kanë sitet apo muzeumet e Vlorës .Si do ta gjejmë këtë pjesë që ka ikur pa nishanë.A mos duhet ta shpallim në kërkim ashtu si thuhet edhe ne bazë të ligjit të trashëgimisë kulturore? Mirëpo befasisht ngrihet pyetja që të vë në mendim të thellë:Kë të shpallin në kërkim?Ajo pjesë nuk u identifikua kurrë .Nishani i saj nuk gjendet as në kartela,mungojnë fotografit, nuk është në regjistrat e QIIPK. Ajo mundet të ruhet vetëm në memorien e atyre personave, që rastësisht e ka parë në muzeun e fshatit të tij shumë vite më parë. Pra,duhet ta shpallim këtë pasuri të trashëgimisë tonë të humbur sepse shteti këtu ka funksionuar dhe funksionon vetëm me rrogëtarë ,përgjegjësia e të cilëve përfundon kur u ndërpritet rroga.
*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike teVlores

RROFSH O MALO NA GEZOVE ATO PAK PARE NA I PERDRODHE NEPER SHPIA E KASOLLE NE VUQIDOL ALA S SHKOVE ME JOZEFINEN PSE SU MARTOVE SALIFINA
O salevic , mos e shiko ashtu ate labin e nxjerre nga nentoka se do te kepusi ndonje mu ne ate kaptine qe ma ke si bole .