Shumica e faktorëve shqiptarë kanë punuar kundër çeljes së bisedimeve me BE-në!

J L

Kundër Mëmëdheut,

plot një vit luftuan,

tani negociatat,

hipokritët duan!

 

Dhe në kohë pushimesh,

domethënë në Gusht,

thoshnin-Shqipëria,

s’plotëson asnjë kusht!

 

Hapje negociatash,

ky vend s’meriton,

se mafia dhe krimi,

këtu komandon!

 

Dhe s’është se e kemi,

për herë të parë,

që në këtë ngjarje,

shkojmë të përçarë!

 

Zjarr e “Molotovë”,

si në ditë të kijametit,

bënin për çdo muaj,

xhiron e Planetit!

 

Nga poli në pol,

çdo gjë transmetohej,

dhe s’kish nevojë fare,

të amplifikohej!

 

Thosh Monikë e zgjuar,

si në handikap,

se vrullin  Sovranit,

s’ja  bënin dot zap!

 

Po kur foli Palmer,

drejt nga Amerika,

Lulash e Monikë,

u pordhën nga frika!

 

Se krejt nominale,

qe përgjegjësia,

dhe për pesë minuta,

binte histeria!

 

Këta që në Botë,

keq na nxorën bojën,

tani qind për qind

e ndryshuan lojën!

 

S’është se opozita,

është deçizive,

po qasja e saja,

është krejt negative!

 

Them se bisedimet,

s’hapen as sivjet,

sepse ka çdo shtet,

oreksin e vet!

 

Tri-katër i dinim,

janë historikisht,

po tani dhe Greku,

na doli si bisht!

 

Sa të jetë Hollanda,

djep i kurvërisë,

dyert nuk i hapen,

kurrë Shqipërisë!

 

Ministrinë e Jashtme,

tani natyrisht,

duhet  shoku Rama,

ta marrë totalisht!

 

Ta drejtojë direkt,

jo t’i japë një dorë,

se Caka s’e tund,

dot atë këmborë!

 

Diplomatët s’flasin,

si t’u vijë për mbarë,

po syrin s’ua mbush

një djalkë kosovar!

 

Kishim një Bushat,

të klasit të parë,

sot një vockalan,

edhe kosovar!

 

Edhe kësaj here,

s’besoj të na ftojnë,

sepse kundra vetes,

shqiptarët punojnë!

 

Që nga Presidenti,

që kurs “ka ndryshuar”,

kundër Mëmëdheut,

të gjithë kanë punuar!

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Jam kosovar edhe ka nje vit qe poezit tua vrapoi me i lexu… sinqeisht te propoźoi te vish te jetosh se paku nje vit ne Kosove!

  • Caka ,sipas BENIT,nuk ua mbush dot mendjen se ajo detyre do “BURRA ME MUSTAQE” qe ai djalosh nuk i ka.

  • As une,socialist nuk dua qe Europa te hspe negociatat me Shqiperine se do ndodhe si atehere qe ndonese shpertheu Gerdeci tragjik,na pranuan ne NATO,pa patur asnje merite dhe Berisha mbeti duke na care trapin se kjo ishte merite e tij!
    Te mos hapen negociatat qe te shporret Rama nga qeveria dhe PS-ja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *