Depozitohet në Prokurorinë e Tiranës padia penale ndaj Lulzim Bashës dhe Njazi Kosovrastit për incidentin e ndërrimit të bravave të Këshillit Bashkiak, kyçjes së dyerve, thyerjes së vendimeve të shumicës, ndërrimit të pasuordeve të kompjuterëve dhe pengim të ushtrimit të funksioneve. Vetë kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, konfirmoi pak më parë se “sapo është depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimi penal për Lulëzim Bashën, me akuzën “shpërdorim detyre”. Mësohet gjithashtu se kallëzimi penal është bërë nga shumica e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak, plot 31 vetë, të cilët morën javën e parë edhe vendimin për mocionin e mosbesimit dhe shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Dalipit. “Por kallëzim penal është bërë dhe për ish-Kryetarin e KB, Njazi Kosovrasti, për “kundravajtje penale të vetëkryerjes së funksionit pas dhënies fund të tij”, konfirmojnë këto burime. Kjo nënkupton se Kosovrasti ende mban peng zyrën dhe postin pas shkarkimit me shumicë votash në mënyrë prepotente dhe të kundraligjshme. Madje sot Kosovrasti pretendoi se në cilësinë e Kryetarit të KB ka depozituar kallëzim ndaj Sekretarit të Këshillit Bashkiak !!!. Këshilli Bashkiak me shumicë të re, kërkoi dje gjithashtu fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim, L. Basha, N. Kosovrasti etj!.
4 Comments
Kurvat e Saliut nuk e lene kollaj karigen . O Zot kur do shpetoje ky popuull nga keta shkerdhata .
Kosovrast !
Devrra juaj e merrezive , bashk me Lulushin dhe Plakun Mere do marre fund shpejt. Abedini mba shenim, dhe kallezimet do te gjykohen pas çlirimit te Shqiperise nga kthetrat tuaj. Ju jeni si Lunga ( kanceri ) qe ka grabullosur huxhutin e shqiperise. Ndaj shqiptaret do tu flakin tutje dhe do te marrin fryme lirisht. Je kthyer ne nje plak matuf, qe pjerth e s’degjon kur ecen rruges.
Ore Njazi matrapazi i fillim viteve ’90 qe emeroje nga zyrat e PD drejtrore ndermarjesh kundrej milionave qe derdhnin keta ne xhepin tend cdo muaj, se ti kishte lene trashegim yt ate. Ore edepsez shoku Lulzimes, dorzo celsat e mos dil me se i shemton edhe ekranet e studiove te te televizioneve. Se mos e quan veten te persekutuar se gjithe jeten, para se te vinte demokracia ke dhene mesim tek gjimnazi Sami Frasheri ne Tirane, nga ku dilnin te gjitha nismat Revolucionatre ku ne kete staf ke qene edhe zotrote qi i aprovoje me te dy duart. Ore plehre coji fisheket e bravave qe ke ndruar si “kacak” i oreve te vona, ne bashkine e qytetarve te Tiranes. Ore skuth qe punon pas ferrave nga ku hedh edhe gure. Tyc &Toc.
Me parlamentin e ri nje amendament i kthyer ne ligj dhe pastaj e miratuar nga gjykata kushtetuese holandezi dhe te gjithe demokratikasit te dorezojne celsat e .bashkise.Jane hajdute votash.