Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Nga fëmijëria mbaj mend një të afërme që kish jo vetëm dhimbje koke por dhe enjtj. Ish e re dhe qe brengosur e gjithë familja. Mbasi e çuan në mjekë dhe s’i bënë derman, kujtoj gjyshin që tha se të sëmurës i “është prishur gjaku”. Ai shkoi në pazar, dhe në një shishe ujë solli disa shushunja. Ai e mësoj të sëmurën t’i linte shushunjat ta pickonin në fytyrë, të thithnin gjakun e lig dhe ashtu u bë. Shushunjat kur nuk thithnin dot më gjak, binin në një enë me hi dhe pëlcisnin. E sëemura u bë mirë, rron ende dhe s’ka bërë një gjilpërë. Kështu Dita, edhe shushunjat ndonjëherë janë të dobishme. Po ç’tu bëjmë “shushunjave” tona me dy këmbë në këto 25 vjet që na pijnë gjakun e nuk pëlcasin? Xhevdet Cora
